Shqip 07. Mos e shkel …Sabatin

(Transgress not in matter of the Sabbath)

 

BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM

Sot kemi një temë tjetër të shkëlqyer për të studiuar. A duhet që Islami ta mbajë ditën e Shabatit “Sabt” si ditë pushimi gjatë të cilës nuk bëjmë asnjë lloj pune?
Shumë besimtarë të Islamit besojnë se Dhjetë Urdhëresat të cilat u shkruajtën me “gishtin e Allahut” duhen zbatuar. Por shumë vetë nuk e kanë parasysh faktin se njëra prej këtyre “Dhjetë Urdhëresave” është harruar. Bile edhe shumica e të krishterëve të cilët deklarojnë se e ndjekin Librin (Librat e Shenjtë të Biblës) nuk e ndjekin njërën prej Urdhëresave të shkruar në Tevrat. Në fakt, shumë prej tyre i shikojnë këto ligje të shenjta për njerëzimin me urrejtje ose shpërfillje.
Së pari duam të diskutojmë se cilat janë Dhjetë Urdhëresat. A duhet të jetojmë sot sipas këtyre ligjeve? Duam që t’i shqyrtojmë më nga afër se çfarë janë në të vërtetë Dhjetë Urdhëresat. Ato janë shkruar në Tevrat te Eksodi 20 dhe Ligji i Përtërirë 5 te (Librat e Shenjtë) dhe nëpër të gjithë Inxhilin e Shkrimit të Shenjtë të Biblës. Mos harroni se Profeti i Nderuar Muhamed na ka treguar në Kuranin e Nderuar se Tevrati që iu dha Moisiut dhe Inxhili që iu dha Isa al-Masih-së (Krishtit Mesi) janë këshillë për ne. Ato janë udhëzim, dritë dhe janë kriteri i gjykimit. Shikoni:
Sura 2:53 Al-Bakara
Sura 3:3 Aal-E-Imran
Sura 21:48 Al-Aniva
Sura 10:94 Junus
Sura 5:44 Al-Maeda
Këto Sura janë vetëm disa prej shumë referencave të bëra në Kuranin e Nderuar në lidhje me Librat e Shenjtë të Shkrimit të Shenjtë të Biblës (Tevratit dhe Inxhilit).
Shembulli i Ibrahimit…
Shumë njerëz sot mendojnë se Ibrahimi i kohëve të shkuara ishte një njeri që e nderonte Allahun me gjithë zemër. Prandaj ai është bërë njëfarë shembulli që duhet ta ndjekim. Në Librat e Shenjtë (Shkrimi i Shenjtë i Biblës) tregohet sa më poshtë në lidhje me Ibrahimin dhe se si i konsideronte ai Dhjetë Urdhëresat e Allahut. Te Tevrati, Zanafilla 26:5 thuhet: “…Abrahami [Ibrahimi] iu bind zërit tim dhe e zbatoi urdhrin tim, urdhëresat e mia, statutet e mia dhe ligjet e mia.” Ky varg në Tevrat na tregon se Dhjetë Urdhëresat e Allahut u zbatuan nga Ibrahimi i cili jetoi shumë kohë para Moisiut. Kjo na tregon gjithashtu se njerëzit e kohës së lashtë e njihnin mirë po të njëjtin ligj që iu përsërit Moisiut në majat gjigande të malit Sinai. Në qoftë se Ibrahimi konsiderohet se është “Hanif” i atyre të cilët po shkojnë drejt Allahut me sinqeritet, atëherë do të ishte mirë që edhe ne të ndiqnim shembullin e Ibrahimit në zbatimin e Dhjetë Urdhëresave të Allahut. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se Ibrahimi e mbajti ditën e Shtatë të javës si ditë ‘pushimi’ për nder të Allahut.

“Gishti i Allahut”
Historia e Dhjetë Urdhëresave është shënuar në Tevrat (Eksodi 20). Kur fëmijët e Izraelit, që ishin çliruar nga represioni Egjiptian, erdhën në shkretëtirë, Moisiut (Musait) iu dha udhëzim që të ngjitej në malin Sinai. Gjatë kohës që qëndroi atje atij iu dhanë dy pllaka guri mbi të cilat qenë shkruar Dhjetë (fjalët) Urdhëresat nga gishti i Allahut. Eksodi 31:18 dhe Libri i Përtërirë 9:10.

004.154 Dhe për besëlidhjen e tyre ne ngritëm sipër tyre (lartësinë e madhe) të malit (Sinai); dhe (në një rast tjetër) thamë: “Futuni në derë me përulje”; dhe (përsëri) i urdhëruam ata: “Mos e shkelni Shabatin.” Dhe ne morëm prej tyre një besëlidhje solemne. Sura 004.154 (An-Nisa [Gratë])

A do të dërgonte Allahu një hipokrit si lajmëtar të Tijin?
Kjo është një pyetje përgjigjen e të cilës shumica prej jush e dini me siguri. Sigurisht që jo! Por duhet ta bëjmë pyetjen. Në qoftë se Profeti i Nderuar Muhamed do të thoshte: “Mos e shkel Shabatin’, a nuk do të quhej ai atëherë ‘hipokrit’ në qoftë se ai vetë nuk do ta nderonte Shabatin? Me fjalë të tjera, Profeti i Nderuar nuk do t’u kërkonte njerëzve që të zbatonin një prej ligjeve të Allahut në qoftë se ai vetë nuk do ta zbatonte po të njëjtin ligj! Për këtë arsye kemi prova të mjaftueshme se Profeti i Nderuar Muhamed duhet ta ketë zbatuar gjithashtu Urdhëresën e katërt. Kjo urdhëresë na tregon që të pushojmë Ditën e Shtatë të javës për Nder të Allahut për të na ndihmuar që të kujtojmë se Allahu e krijoi gjithçka në gjashtë ditë. Me qartësinë më të madhe është shkruar në Kuranin e Nderuar që Shabati nuk duhet shkelur. Në fakt, në surën e mëposhtme shpallet një “mallkim” nga Allahu mbi ata që ishin ‘Shkelës të Shabatit’.

004.047 O ju Njerëz të Librit! Besoni në atë që na është zbuluar (tani) duke konfirmuar atë që (tashmë) ka qenë me ju përpara se të ndryshojmë fytyrën dhe famën e disave (prej jush) sa të mos njihen dot dhe t’i kthejmë mbrapsht ata ose t’i mallkojmë ashtu siç mallkuam shkelësit e Shabatit sepse vendimi i Allahut duhet zbatuar.
Sura 004.047 (An-Nisa [Gratë])

Shembulli i Isa al-Masih-së…
Nga ai që ka qenë shumë pranë Allahut ndoshta mund të mësojmë të vërtetën në lidhje me Shabatin dhe nëse është akoma në fuqi sot! Ne kemi shembullin e Isa al-Masih-së i cili u dërgua nga lart prej Allahut dhe ishte Fjala nga Allahu. Isa al-Masih-së iu dha Inxhili. Sura 3:45 na tregon se Fjala nga Allahu erdhi nëpërmjet Isa al-Masih-së i cili mbahej i Nderuar. Nga goja e Atij që u dërgua nga lart kemi të dhënat se …Isai ditën e Shabatit dha mësim në sinagogë. (Inxhili) Mark 1:21: “Dhe ata shkuan në Kapernaum; dhe direkt në ditën e Shabatit ai [Isa al-Masih-a] hyri në sinagogë dhe dha mësim.”
Megjithatë dikush mund të argumentojë se Shabati u krijua vetëm për çifutët…por Fjala nga Allahu thotë sa më poshtë: (Inxhili) Marku 2:27: “Dhe ai i tha atyre – Shabati u krijua për njeriun dhe jo njeriu për Shabatin”.
Disa preferojnë ta thonë ose citojnë ndryshe këtë varg që të lexojë ‘çifut’ në vend të ‘njeri’. Por ja thuhet aty mjaft qartë se Isa al-Masih-a i cili u dërgua nga lart prej Allahut dhe që ishte ndër ata që ishin shumë pranë Allahut dhe i nderuar… (Sura 3:45), në të vërtetë na ka thënë se ‘Shabati u krijua për njeriun’. Ky njeri përfaqëson njerëzimin. E megjithatë sa prej besimtarëve e përmbushin këtë mesazh nga Allahu? A nuk i kushtojnë njerëzit më shumë rëndësi punëve të tyre sesa punës së Allahut dhe sidomos në ditën e Tij të Shenjtë, Ditën e Shtatë të javës (të shtunën) e cila quhet ‘Sabt’? Shumë vetë i trajtojnë Librat e Shenjtë sikur të ishin turli nga ku mund të zgjedhësh e të marrësh çfarë të duash. Zgjedh disa e i lë të tjerat. A nuk ka ndodhur kështu në botë sot? Ku është ai që e kërkon të vërtetën me ngulm? Kush janë ata midis njerëzve që i japin përparësi punëve të Allahut dhe kërkojnë me gjithë zemër që të dinë vullnetin e Tij? Në Inxhil te Luka 4:4 thuhet… “Njeriu nuk jeton vetëm me bukë por nga çdo fjalë e Perëndisë [Allahut]”. Pra nuk na është lënë neve që të zgjedhim dhe marrin.

A ndryshon Allahu?
Ne kemi dëshminë se në lartësitë e malit Sinai, Fjalët e Dhjetë Urdhëresave jo vetëm që u shkruan mbi gur nga gishti i Allahut por fjalët u folën gjithashtu nga vetë Allahu! (Tevrati) Ligji i Përtërirë 5:22: “Këto fjalë ZOTI [Allahu] i foli për të gjithë ata që ishin grumbulluar në mal [Sinai] përmes zjarrit, resë dhe errësirës së dendur me një zë të fuqishëm dhe pastaj nuk tha gjë tjetër. Dhe ai i shkroi ato në dy pllaka guri dhe m’i dha mua [Moisiut].”
Përsëri duke iu referuar të njëjtave ligje… Eksodi 20:1: “Dhe Perëndia [Allahu] i foli të gjitha këto fjalë duke thënë”…Kështu Allahu jo vetëm që i foli Fjalët por gjithashtu i shkroi Fjalët që t’i kemi të qarta. Më poshtë citojmë Fjalën nga Allahu.
Ligji i Shabatit siç është shënuar në (Tevrat) Eksodi 20:8-11: “Mbaje mend ditën e Shabatit dhe mbaje të shenjtë atë. Gjashtë ditë do të punosh dhe do të bësh gjithë punën tënde por dita e shtatë është Shabati i ZOTIT, Perëndisë tënde. Gjatë saj nuk do të bësh asnjë punë, as ti, as djali yt, as vajza jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as bagëtitë e tua dhe as i huaji që është brenda dyerve të tua. Sepse në gjashtë ditë ZOTI krijoi qiellin dhe tokën, detin dhe gjithçka që ndodhet në to dhe ditën e shtatë pushoi. Kështu ZOTI e bekoi ditën e Shabatit dhe e shenjtëroi atë.” Vini re, lexues i dashur, se Allahu e bekoi ditën dhe e shenjtëroi atë.

A i ndryshon apo ndërron Allahu Ligjet që kanë dalë nga goja e Tij? Kësaj pyetjeje i përgjigjemi thjesht me Fjalën nga Allahu…Zaburi (Psalmet 89:34): “Unë nuk do ta thyej besëlidhjen time dhe as nuk do ta ndryshoj atë që ka dalë nga goja ime. Edhe këtu:
1 i Kronikave 17:27: “Prandaj tani le të kënaqesh ti kur bekon shtëpinë e shërbëtorit tënd që të jetë përpara teje përgjithmonë sepse ti bekon, O ZOT, dhe do të jetë e bekuar përgjithmonë”. Tani e kemi ne në dorë nëse do ta ndjekim atë dhe do t’i nënshtrohemi plotësisht vullnetit të Tij apo jemi si jobesimtarët që e shpërfillin vullnetin e Allahut? U gjetshim ndër besnikët është urimi ynë për ty lexues i dashur. Mos harro se musliman është ai që i nënshtrohet Fjalës së Allahut pa ngurrim dhe a nuk futet këtu edhe Shabati?

Teksti i marrë nga DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913
Vargjet e Biblës nga versioni King James
Për më tepër informacion: www.salahallah.com

“Mos e shkel … Shabatin”

Sura 4:154
An-Nisa

Seria nr. 07