Shqip 06. Ditën kur do të bjerë boria!

(The day the Trumpet Sounds)

 

BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM

Assalamu Alaikum!

A besoni se Isa al-Masih-a do të kthehet një ditë së shpejti? Shumë besimtarë të Islamit e besojnë këtë sot. Por kur të kthehet Isa al-Masih-a, nga do ta dimë se është vërtet Ai? Si mund ta dimë se ai nuk është i rremë?

Falsifikimet e Iblisit…
Mos harroni se Iblisi [Satani] është përpjekur të falsifikojë gjithçka që ka bërë Allahu. Për shembull, në Tevrat te Zanafilla 1:1 thuhet se “në fillim Allahu (Perëndia) krijoi qiellin dhe tokën.” Kurani i Nderuar na tregon te Sura 32:4:
“Është Allahu Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithçka ndodhet midis tyre në gjashtë ditë dhe qëndron fuqishëm në Fronin (e autoritetit); ju nuk keni askënd tjetër përveç Atij që t’ju mbrojë ose të ndërmjetësojë (për ju); A nuk do ta pranosh këshillën e tij atëherë?” As-Sajda 4.

E megjithatë ne vëmë re se shumë njerëz edhe në mes besimtarëve thonë se nuk është kështu; ata thonë se toka, njeriu dhe kafshët kanë ‘evoluar’ përgjatë miliona vitesh. Besimi se Allahu ka krijuar gjithçka në natyrën përreth nesh është i paimagjinueshëm për shumë njerëz. Kështu Fjala e Allahut shtyhet mënjanë nga këto përralla kënaqësisjellëse. Pra këto përralla që janë falsifikim i të vërtetës pranohen në vend të së vërtetës së Allahut. Kështu teoria e evolucionit [e të ligës] është e rreme dhe po e çon njeriun në rrugë të shtrembër. Kjo është vepër e Iblisit (Satanit).
Në Tevrat te Zanafilla 1:26 shkruhet se Allahu ka thënë… “Le ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë…” Por njerëzve sot u shtrohet përpara një falsifikim i të vërtetës. Shumë njerëz inteligjentë sot thonë se ne kemi ardhur nga majmunët vite më parë… që është përsëri gënjeshtër e Iblisit [Satanit]. Duket mjaft qartë që Iblisi [Satani] e urren Fjalën nga Allahu, Librat e Shenjtë dhe ata që janë dërguar nga Allahu. Ne mund të jemi të sigurt se Iblisi [Satani] do të përpiqet gjithashtu që të falsifikojë Ardhjen e Dytë të Isa al-Masih-së! Në këtë mënyrë ai do të mundë të mashtrojë shumë njerëz dhe t’i çojë ata në rrugë të shtrembër larg nga rruga e drejtë e Allahut. Ashtu siç ka çuar tashmë në rrugë të shtrembër shumë njerëz nëpërmjet teorisë së “evolucionit” dhe idenë e tij se njerëzimi ka ardhur nga “majmunët”, po ashtu ai do të mashtrojë të gjithë ata që i kthejnë shpinën Librave të Shenjtë të dërguar nga lart. Por Allahu me mirësinë, dhembshurinë dhe mëshirën e Tij të madhe na ka dërguar nga lart të vërtetën që më parë me qëllim që t’i njohim hilet ose mashtrimet e Iblisit [Satanit]. (Inxhili) Mateu 24:4: “Dhe Jezusi u përgjigj duke u thënë atyre – Kini kujdes që të mos ju mashtrojë askush.” Pesë herë paralajmërohemi në Inxhil që të mos mashtrohemi!

Të vërtetat e Allahut…
Librat e Shenjtë, Shkrimi i Shenjtë i Biblës, flasin shumë në lidhje me kthimin e Isa al-Masih-ë. Njerëzit e Allahut do të jenë në pritje të kthimit të Isa al-Masih-së [Krishtit Mesi]. Kjo është parashikuar te (Inxhili) Hebrenjve 9:28: “Kështu Krishti [Isa al-Masih-a] u ofrua njëherë e përgjithmonë [si shpengim] për të marrë përsipër mëkatet e shumë vetëve; dhe atyre që e kërkojnë ai do t’u shfaqet për herë të dytë…”
Por përpara kthimit të Isa al-Masih-së është e sigurt që Satani [Iblisi] do të përpiqet të falsifikojë ardhjen e Tij, me qëllim që me miliona njerëz të mendojnë se ai (Satani) është në fakt Isa al-Masih-a (Krishti Jezus), kur në fakt ai është i rremë. Njëherë një shofer taksie më dha një monedhë false dhe në rrëmujën e asaj dite nuk e kontrollova me kujdes monedhën deri vonë në mbrëmje kur isha duke u çlodhur në dhomën time të hotelit. Duke kontrolluar paratë vura re se monedha që më ishte dhënë ishte disi ndryshe. Duke e parë akoma më me kujdes zbulova se monedha ishte në të vërtetë false. Më kishin mashtruar! Megjithatë unë e kalova situatën sepse ishte një monedhë me vlerë të vogël dhe nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe për jetën time. Por për sa i përket ngjarjes së madhe të ardhjes për Herë të Dytë të Isa al-Masih-së, ne nuk guxojmë të mashtrohemi. Ne jemi paralajmëruar plotësisht në Inxhil (Ungjill) se do të shfaqen Krishtër të rremë që do të mashtrojnë shumë vetë. Allahu, në mëshirën e Tij, na ka dërguar paralajmërime që më parë me qëllim që të mos mashtrohemi.
(Inxhili) Mateu 24:5: “Sepse shumë do të vijnë në emrin tim duke thënë – Unë jam Krishti – dhe do të mashtrojnë shumë vetë.”

(Inxhili) 2 Korintasve 11:13-14: “Sepse të tillët si këta janë apostuj të rremë, punëtorë mashtrues që e transformojnë veten e tyre në apostuj të Krishtit. Dhe s’kemi pse çuditemi sepse Satani (Iblisi) vetë transformohet në engjëll drite.”

Ky krisht i rremë do të vijë për të mashtruar edhe të gjithë botën. Vini re fjalët te (Inxhili) Mateu 24:30: “Dhe pastaj do të shfaqet shenja e Birit të njeriut në qiell dhe pastaj të gjitha kombet e dheut do të vajtojnë dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.” Vini re se “të gjithë kombet e dheut do të vajtojnë”. Pse vajtojnë ata? A vajtojnë ata sepse pranuan krishtin e rremë, fals dhe tani që i vërteti shfaqet mbi re me fuqi dhe lavdi të madhe ata arrijnë të kuptojnë se kanë bërë një gabim shumë të madh? Por ja që tani është tepër vonë! Miq të dashur, nuk është akoma vonë; ne mund ta dimë të vërtetën! Ju lutem vazhdoni të lexoni më tutje.

Si do të kthehet Isa al-Masih-a?
Te Zbulesa e Isa al-Masih-së që iu dha Jahjait [Gjonit në ishullin e Patmosit] është shënuar sa më poshtë në lidhje me kthimin e vërtetë të Isa al-Masih-së [Krishtit Mesi].
(Inxhili) Zbulesa 1:7: “Shikoni, ai (Isa al-Masih-a) vjen vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, edhe ata që e shpuan tejpërtej dhe të gjithë fiset e dheut do të vajtojnë për shkak të tij…” Na siguron me siguri se “çdo sy do ta shohë” dhe ai do të vijë me “retë”. Përsëri na thotë se “të gjithë fiset e dheut do të vajtojnë”, ata që u mashtruan nga i rremi. Isa al-Masih-a vjen gjithashtu si “rrufeja”. Shkruhet në Inxhil…Mateu 24:27: “Sepse ashtu siç vjen rrufeja nga lindja dhe shkëlqen edhe në perëndim po ashtu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut [Isa al-Masih-ë].” Ardhja e Dytë e Isait do të shikohet në mbarë botën. Nuk do të jetë sekrete diku në një vend të fshehur por do të jetë e hapur. Nuk do të jetë nevoja që të ndezësh televizorin apo të hysh në internet për ta parë këtë ngjarje. Do ta shikosh që nga pragu i shtëpisë tënde!
Një ndodhi tjetër e jashtëzakonshme e kësaj ngjarjeje do të jetë ringjallja e njerëzve nga varret. (Inxhili) 1 Thesalonikasve 4:16 na tregon… “Sepse vetë Zoti [Isa al-Masih-a] do të zbresë nga qielli me një britmë, me zërin e kryeengjëllit dhe me borinë (trumpetën) e Perëndisë [Allahut] dhe të vdekurit në Krisht do të ringjallen të parët”
Kjo ngjarje jo vetëm që do të shikohet nga çdo sy por do të dëgjohet nga çdo vesh. Vini re se kjo ardhje e Isa al-Masih-ë do të jetë me një “britmë” dhe me “zërin e kryeengjëllit” dhe me “borinë” ose trumpetën e Perëndisë. Ajo që bie më shumë në sy në këtë varg është se “të vdekurit në Krisht” do të ringjallen të parët. Kjo është ringjallja nga varret e besimtarëve të vërtetë. Ringjallje? Ringjallje për të shkuar ku? Lart në re për të qenë me Isa al-Masih-në përjetësisht.
(Inxhili) 1 Thesalonikasve 4:17: “Pastaj ne që jemi gjallë dhe që kemi mbetur do të ngjitemi bashkë me ata [ata që do të ringjallen nga varret] mbi re për ta takuar Zotin në ajër dhe kështu do të jemi gjithmonë me Zotin.” Kjo është një deklaratë shumë kritike … “për ta takuar Zotin në ajër”. Le të mos na shpëtojë kjo pikë. Isa al-Masih-a nuk vjen dhe ulet me këmbë në tokë herën e dytë siç erdhi dikur para shumë kohësh. Ai vjen që të marrë me Vete të gjithë besimtarët “në ajër”. Ky është një mision shpëtimi që nga jashtë këtij planeti i cili është korruptuar për shkak të gënjeshtrave dhe mashtrimeve të Iblisit [Satanit].

Shenjat e kthimit të Isait…
Si mund të sigurohemi që ardhja e Tij është afër? A do të ketë shenja për ne që ta dimë se ardhja e Tij është afër? Një shenjë për të cilën na tregoi Isa al-Masih-a është se do të jetë siç ishte në kohën e Noeut përpara përmbytjes dhe si në kohën e Lotit…(Inxhili) Luka 17:26-30: “Dhe ashtu siç ishte në kohën e Noes [Noas], po ashtu do të jetë edhe në kohën e Birit të njeriut. Ata hanin, pinin, martonin dhe martoheshin deri në ditën kur Noeu [Noa] u fut në arkë dhe erdhi përmbytja e i shkatërroi të gjithë. Po kështu ishte edhe në kohën e Lotit; ata hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin; Por në të njëjtën ditë që Loti u largua nga Sodomi ra shi zjarri dhe squfuri nga qielli dhe i shkatërroi të gjithë ata. Po kështu do të jetë atë ditë kur do të shfaqet Biri i njeriut [Isa al-Masih-a].”
Sa serioze ishte gjendja në ato ditë pëpara përmbytjes? (Tevrati) Zanafilla 6:5: “Dhe PERËNDIA [Allahu] pa se ligësia e njeriut ishte shumë e madhe në tokë dhe se çdo imagjinatë e mendimeve të zemrës së tij ishte vazhdimisht vetëm e ligë.”
E liga ishte e madhe, çdo imagjinatë e zemrës (mendjes) ishte vetëm e ligë vazhdimisht. A nuk përshkruan kjo edhe ditët tona sot? Prandaj mund të presim kthimin e Isa al-Masih-së që t’i japë fund kësaj ligësie, kësaj çmendurie shumë shpejt.

Sura 27.087
“Dhe atë Ditë që do të bjerë Boria – atëherë do të goditen me terror ata që janë në qiell dhe ata që janë në tokë përveç atyre (që do të bëjnë përjashtim) sipas dëshirës së Allahut dhe të gjithë do të vijnë përpara (Pranisë) së Tij si qenie të vetëdijshme për përulësinë e tyre.” 027.087 An-Naml. A do të jemi unë dhe ti gati për atë ditë? Besoja jetën tënde Atij që ka dërguar Allahu nga lart, Isa al-Masih-së si shpëtimtarin tënd personal nga mëkati.

Teksti kopjuar nga DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913
Shkrimi i Shenjtë i Biblës marrë nga versioni King James

Për më tepër informacion: www.salahallah.com

Ditën kur do të bjerë boria!

Sura 27:87
An-Naml

Seria nr.06