05. ‘që Allahu të…pastrojë gjithçka keni në zemër.’ (That Allah might purge)

Share this

Assalamu’alaikum

Çfarë ka ndodhur me zemrën e njeriut? Pse ka kaq shumë mashtrim, korrupsion dhe paligjshmëri në shoqërinë tonë sot? A s’është për shkak të sëmundjes në zemrën e njeriut? Edhe njerëzit që në dukje janë njerëz të mirë fetarë nuk përjashtohen nga këto probleme. Nga erdhi kjo sëmundje? A e bëri të korruptuar Allahu zemrën e njeriut? Apo e zgjodhën vetë njerëzit të atillë? Këto janë vetëm disa prej pyetjeve për të cilat kërkojmë përgjigje. Allahu na i jep përgjigjet po t’i drejtohemi Librave të Shenjtë që na janë dërguar nga lart. Përpara se të hapim faqet e shenjta të Librave të Shenjtë, do të ishte një gjë jashtëzakonisht e mençur që të kërkojmë këshillën e Atij (Allahut) i cili është i vetmi që mund të na japë kuptimin e saktë të tyre. Sura 3.003

“Është Ai që të dërgoi ty nga lart (hap pas hapi), në të vërtetë, Librin, duke konfirmuar atë që ishte përpara tij dhe Ai dërgoi nga lart përpara kësaj Ligjin (e Moisiut) [Tevratin] dhe Ungjillin e (Jezusit) [Inxhilin] si udhëzues për njerëzimin dhe ai dërgoi nga lart kriterin (e gjykimit midis të drejtës dhe të gabuarës).”
Al-Kur’an, 003.003 (Aal-E-Imran)
Kurani i Nderuar na tregon se Ligji (Tevrati) dhe Ungjilli (Inxhili) janë udhëzues për njerëzimin. Allahu ka dhënë dritë dhe udhëzim për atë që në Kuranin e Nderuar quhet “Libri i Allahut” [Tevrati i Shkrimit të Shenjtë të Biblës] Sura 5:44, që iu dhanë Moisiut. Megjithatë Allahu nuk u ndal këtu. Ai na dha edhe Inxhilin [Ungjillin], si udhëzues, dritë, këshillë dhe konfirmim të asaj që u dërgua më parë nëpërmjet Ligjit ose Librit të Allahut. Përgjigjet e nevojshme të këtyre pyetjeve të vështira gjenden në Librin e Allahut. Në qoftë se Fjalët që na janë dhënë në Tevrat dhe Inxhil nuk do të ishin nga Allahu, atëherë Profeti i Nderuar Muhamed nuk do të na kishte dhënë kaq shumë këshilla duke na drejtuar te këta Libra të Shenjtë. Kështu vëmë re se Profeti i Nderuar Muhamed vazhdimisht na drejton te Librat e Shenjtë të Shkrimit të Shenjtë të Biblës. [Sura. 3:3, Sura 5:44-48, Sura 21:48-49]
Si hyri sëmundja në zemrën e njeriut?
Shumë prej jush e dini historinë e Adamit, njeriut të parë të krijuar nga Allahu. E gjithë historia gjendet në Tevrat (Zanafilla 1:26-31). Allahu i krijoi Adamin dhe gruan e tij të përsosur dhe të shenjtë. Ai i vendosi ata në një kopësht të bukur, të paparë ndonjëherë. Çifti i shenjtë do të gëzonte lumturinë dhe qetësinë e parajsës. Asgjë nuk e prishte paqen e tyre. Natyra e tyre ishte e pastër, mendimet e tyre ishin të shenjta. Allahu u dha të gjitha gjërat e nevojshme në kopshtin e bukur që të ishin të lumtur. Ata mund të hanin fruta nga të gjitha pemët…përveç njërës. Vetëm një gjë e vetme iu ndalua atyre…pra atyre nuk i lejohej që të hanin nga ‘pema e njohurisë së të mirës dhe të keqes’ që qëndronte në mes të kopshtit. Tevrati (Zanafilla 2:15-17): “Por mos ha nga pema e njohjes së të mirës dhe të keqes, sepse ditën që do të hash prej saj do të vdesësh me siguri”. Kjo ishte thjesht një provë për të parë nëse mund t’i besohej njeriut. Gjithçka shkoi mbarë për çiftin e shenjtë në kopshtin e lumturisë përveç ditës kur nuk u bindën. Urdhri i Allahut për të mos ngrënë nga pema e ndaluar u shkel kur ata u dorëzuan përpara tundimeve të gjarprit. Kështu çifti i shenjtë mëkatoi kur nuk u bind. Tani mendimet e Adamit nuk ishin më natyrshëm të pastra siç kishin qenë dikur, por ishin të liga. Që nga ajo ditë e deri më sot, mëkati e ka mallkuar racën njerëzore. Meqenëse ne të gjithë jemi fëmijë të prejardhur nga Adami, ne kemi trashëguar gjithashtu natyrën e tij mëkatare. Tevrati na tregon gjendjen tonë të vërtetë. Jeremiah 17:9: “Zemra [e njeriut] është mashtruese mbi çdo gjë, dhe mjaft e ligë; kush mund ta njohë atë?”
Si vjen shërimi?
Zemrave (mendjeve) tona nuk mund t’u kihet besim. Ne nuk mund të shikojmë në vetvete duke menduar se mund t’i zgjidhim vetë problemet tona. Nuk ekziston asnjë kurë njerëzore që mund të kurojë mëkatin në zemrën e njeriut. A ka mbetur i pashpresë njeriu? Allahu me mëshirën dhe dhembshurinë e tij nuk e ka lënë njeriun në gjendje të pashpresë. Allahu ka premtuar ndihmë. A nuk janë ngushëlluese fjalët e mëposhtme?…“që Allahu të vërë në provë atë që është në kraharorin tuaj dhe të pastrojë atë që është në zemrat tuaja. Sepse Allahu i di mirë sekretet e zemrave tuaja.’Al-Kur’an, 003.154 (Aal-E-Imran) Është Allahu ai që e merr iniciativën për të ndihmuar njeriun. Megjithatë njeriu duhet ta dëshirojë këtë pastrim, këtë spastrim nga Allahu. Njeriu duhet ta kërkojë atë me të gjithë mundësinë e tij. Por si dhe nëpërmjet kujt do të arrihet spastrimi i zemrës së njeriut? Kurani i Nderuar flet për Atë që u dërgua nga lart prej Allahut. Një person i veçantë i ndodhur shumë pranë Allahut. Emri i Tij ishte Isa al-Masih. “Shikoni! – thanë engjëjt – O Mari! Allahu të jep ty një lajm të mirë të një Fjale prej Tij; emri i tij do të jetë Krishti Jezus, i biri i Marisë, i mbajtur me nder në këtë botë dhe atë të përtejmen dhe (nga shoqëria e) atyre që janë shumë pranë Allahut” 003.045 (Aal-E-Imran)
Ne kemi lexuar se Isa al-Masih-a tregoi dhembshuri ndaj njerëzve duke shëruar sëmundjet e tyre fizike. A është e mundur që Ky që u dërgua nga lart prej Allahut të mund të shërojë gjithashtu edhe sëmundjen e zemrës? A mundet që Allahu të ketë një zgjidhje edhe për këtë problem të së keqes dhe mëkatit në zemrën e njeriut? Ne lexojmë në Inxhil se të gjithë ata që erdhën tek Isa al-Masih-a për shërim të problemeve fizike dhe mendore u ndihmuan. Askush nuk u përzu. Lexojmë në Librat e Shenjtë, (Inxhili) Marku 1:41: “Dhe Jezusi (Isa al-Masih-a), i shtyrë nga dhembshuria, zgjati dorën e tij dhe e preku [dikë që kishte lebër] dhe i tha atij: ‘Dua; qofsh pastruar’.” A është e mundur që Allahu të ketë vënë gjithashtu në dispozicionin tonë kurën për sëmundjen në zemrën e njeriut nëpërmjet të njëjtit person, Isa al-Masih-së? Përsëri Inxhili na tregon te 1 Gjon 1:7: “Por në qoftë se ecim në dritë, ashtu siç është ai (Isa al-Masih-a) në dritë, kemi bashkësi njëri me tjetrin dhe gjaku i Jezu Krishtit (Isa al-Masih-së), Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat”.
Kjo është diçka të cilën mund ta përjetojmë këtu dhe tani: spastrimin nga veset dhe veprimet e liga, bile edhe mendimet tona të korruptuara të cilat na mbajnë të shtrënguar pas të ligës. Veset tona të liga qofshin ato mendime apo veprime të liga, gënjeshtrat, pandershmëria, tradhtia bashkëshortore që të gjitha këto e shumë të tjera Allahu i di sepse ai e di se çfarë ndodhet në zemrat tona. Allahu e ka gjetur zgjidhjen dhe ka premtuar se do të na çlirojë nga sëmundja e mëkatit. Kjo është arsyeja pse Isa al-Masih-a quhet “Mesia”, “Shpëtimtari” nga mëkati. Isai jo vetëm që pagoi shpengimin për mëkatin por ky Person i dërguar nga Allahu ka premtuar gjithashtu që të na japë një zemër të re, të shërojë sëmundjen në zemrat tona mëkatare. Ne marrim ndihmë vetëm duke shkuar tek Allahu dhe tek Ai që ka dërguar Allahu nga lart. Përsëri nga Inxhili…1 Timoteu 2:5-6: “Sepse ka vetëm një Perëndi dhe një ndërmjetës (Shafi) midis Perëndisë dhe njerëzve, Krishti Jezus njeri; (Isa al-Masih-a) i cili e dha veten si shpengim për të gjithë”…
Sa i thellë është ky pastrim i zemrës?
Deri në atë pikë saqë ndikon edhe në vetë mendimet tona!
2 Korintasve 10:5 [Inxhili]: “Duke hedhur poshtë imagjinatat dhe çdo gjë të lartë që e lartëson veten mbi njohurinë e Perëndisë (Allahut) dhe duke ia nënshtruar çdo mendim dëgjesës së Krishtit [Isa al-Masih-së]…”
Përsëri në Inxhil thuhet te Veprat e Apostujve 3:26: “te ju së pari [Izraelitë] Perëndia [Allahu] mbasi e ringjalli Birin e Tij Jezusin [Isa al-Masih-në] e dërgoi atë që t’ju bekojë duke e larguar çdonjërin prej jush nga paudhësitë [mëkatet] e tij.”
Në kohën e atëhershme njerëzit nuk e donin një Shpëtimtar të tillë. Përkundrazi ata vendosën që të qëndronin në mëkat dhe të mbanin sëmundjen e zemrës mëkatare. Në fakt, ata që deklaronin këtë mesazh lirie urreheshin nga Çifutët, aq shumë saqë shumë prej tyre u futën në burg dhe bile edhe u dënuan me vdekje. E tillë ishte urrejtja kundër atyre që e pranonin Atë që kishte dërguar Allahu në këtë tokë. Në fakt, ndjekësit e Isa al-Masih-së folën me kaq guxim saqë ata deklaruan se… “nuk ka shpëtim në askënd sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që i është dhënë njerëzve me anë të të cilit të mund të shpëtohemi.” Veprat e Apostujve 4:12, Inxhili. Atëherë nga çdo pikëpamje, nuk është fare çudi që Muhamedi tha për Inxhilin…se ky ishte ‘ungjilli’ ose lajmi i mirë që u dërgua nga lart prej Allahut nëpërmjet Isa al-Masih-së. Pse e përmend Profeti i Nderuar Isa al-Masih-në në pesëmbëdhjetë Sura si dhe i referohet Isait mbi 90 herë në Kuranin e Nderuar? Sigurisht që lajmi në Inxhil është “Lajm i mirë nga Allahu” Sura 3:45
Si mund ta marrë bekimin zemra jote…
Zemra e mplakur e mëkatit nuk gjen kurë njerëzore… Mund të përpiqemi sa të duam me bëma të mira, duke u dhënë të varfërve dhe duke u lutur shpesh e gjatë… prapë se prapë të gjitha këto nuk mund ta pastrojnë jetën tonë.
Ne nuk mund ta ndryshojmë zemrën tonë njerëzore me anë të bëmave tona të mira dhe lutjeve të gjata… Vetëm Allahu ka premtuar që ta kurojë zemrën e sëmurë duke na dhënë një zemër të re…(Tevrati) Ezekieli 36:26: “Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; dhe unë [Allahu] do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri [të ngurtësuar dhe të korruptuar] dhe do t’ju jap një zemër prej mishi.”
Si mund ta përjetojmë këtë ‘zemër të re’? Thjesht duke ia kërkuar Allahut! Shko tek Ai në lutje private (du’a) ose kur je në xhami. Allahu është hirplotë, i mirë dhe i dhembshur me të gjithë fëmijët e njerëzimit. E megjithatë ai nuk e imponon Veten e Tij ndaj nesh. Ai ka thënë në Kuranin e Nderuar…
“Le të mos ketë asnjë shtrëngim në fe. E vërteta duket qartë nga e gabuara. Kushdo që e kundërshton të ligën dhe beson tek Allahu ka kapur çengelin më të besueshëm që nuk thyhet kurrë. Dhe Allahu dëgjon dhe di gjithçka.”
Sura 2.256 (Al-Bakara) Po në të njëjtën mënyrë, Allahu nuk e imponon Veten e Tij ndaj nesh. Atij duhet t’i bëjmë kërkesë. Njeriu vetë duhet ta marrë vendimin për ta bërë kërkesën. Njeriu duhet të zgjedhë se kush është Zoti i tij. Ose Allahu nëpërmjet Isa al-Masih-së ose Satani [Iblisi], mëkatari, që është mashtrues i madh. Të gjitha fuqitë Qiellore janë të angazhuara për të të ndihmuar në marrjen e këtij vendimi. Kërko sot! Kapu pas ‘çengelit mjaft të besueshëm’. Teksti është marrë nga DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913
Teksti nga Bibla është marrë nga versioni King James
www.salahallah.com

‘që Allahu të pastrojë zemrat tuaja.’

Sura 3:154
Aal-E-Imran


Seria nr. 05