03. Lajm i gëzuar nga Allahu! (Glad Tidings)

Share this

‘Lajm i gëzuar nga Allahu’!

BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM

Assalamu’alaikum

Në të vërtetë  edhe vetëm një fjalë nga Allahu do të ishte lajm i gëzuar!  Njerëzit duhet të jenë shumë mirënjohës kur marrin qoftë edhe një gjë të vetme nga Allahu.  Ai është mjaft mëshirëplotë dhe i mirë që të merret me njerëzimin.  Në Kuranin e Nderuar thuhet se ai na dërgoi një “fjalë” nga Vetja e Tij dhe emri i Tij ishte Krishti Jezus. (Isa al-Masih)

Sura 3:45

“Shikoni! – thanë engjëjt – O Mari! Allahu të jep lajm të mirë të një Fjale prej Tij. Emri i tij do të jetë Krishti Jezus, i biri i Marisë, i nderuar në këtë botë dhe atë të mëtejshmen dhe (në shoqërinë e) atyre që janë më afër Allahut.”

Me të vërtetë që  ky është “një lajm i gëzuar”.  Vetëm fakti që Allahu i madh, krijuesi i universit, do të ulej për të komunikuar me njeriun mëkatar është një mrekulli e madhe!  Kjo gjë mund të jetë vetëm nga dashuria e thellë dhe mëshira e pafundme që ka Ai për secilin nga ne!

Allahu është kaq i shqetësuar për ne saqë në mëshirën e Tij, Ai vendosi të dërgojë dikë që është i nderuar dhe që ndodhet pranë Tij. Sura 3:45.  Me siguri që Kurani i Nderuar nuk mund të gabojë.

Sura 5:46 na tregon se Jezusi (Isa al-Masih-a) u dërgua nga Allahu për të konfirmuar Ligjin dhe Ungjillin (Tevratin dhe Inxhilin). Në to ka udhëzim dhe dritë.  Jo vetëm që na thotë se u konfirmua Tevrati dhe Inxhili, por thotë gjithashtu te Sura 5:48 se Shkrimi i Shenjtë (Bibla) u “ruajt”.  A po i drejtonte Muhamedi kërkuesit e të vërtetës drejt fjalës së Allahut, Shkrimit të Shenjtë të Biblës?  Te ky udhëzim dhe dritë e drejtojmë dhe ne lexuesin, ashtu siç bëri dhe ai.  Në Inxhil thuhet te Hebrenjve 1:3 se Isa al-Masih-a (Krishti Mesi) “duke qenë shkëlqimi i imazhit të personit të Tij [Allahut] dhe duke mbajtur gjithçka me fjalën e fuqisë së tij…u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta.”

Më  pranë Allahut!

Është shumë e vërtetë se Isa al-Masih-a (Krishti Mesi) pasi qëndroi këtu në tokë, u ul në krahun e djathtë të Perëndisë [Allahut] dhe është “pranë Allahut”. Sura 3:45

Meqenëse ne jemi qenie të  rëna, mëkatare dhe në gjendjen tonë mëkatare nuk mund ta shohim Allahun dhe të vazhdojmë të jetojmë, prapëseprapë  ne duhet të arrijmë të kuptojmë se si është  Allahu.  Në Inxhil, te Gjoni 1:18 thuhet se: “Askush  nuk e ka parë Perëndinë [Allahun] asnjëherë”…vetëm Krishti (Isa al-Masih-a) … ‘”i cili ndodhet në gjirin e Atit, ai e ka deklaruar atë.”  Të vdekshmit nuk mund ta shikojnë Allahun në lavdinë e Tij dhe të jetojnë, megjithatë Allahu në Mëshirën e Tij dërgoi Atë që ishte “në gjirin” e Vet dhe që është pranë Tij, si një shkëlqim imazhi të asaj që është Allahu.

Ne jemi vërtet të privilegjuar që të shikojmë se si është Allahu. Në jetën e Isa al-Masih-së ne kemi të shprehur plotësisht mirësinë dhe dhimbshurinë e dashurisë së Allahut ndaj  njerëzimit.  Vetë fjalët e Isait në Inxhil ishin…“në qoftë se më keni parë mua, keni parë Atin”. Gjoni 14:9. Tani ne mund të kemi një ide më të mirë se si është Allahu duke u bazuar në jetën e Isa al-Masih-së.

Nuk duhet të çuditemi që  vetë Kurani i Nderuar ka më shumë se 90 vargje që flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë për Isain (Krishtin Mesi). Pesëmbëdhjetë sura në Kuranin e Nderuar flasin për Të.  Muhamedi duhet ta ketë ditur sa e rëndësishme është që të kuptojmë se kush është Isa al-Masih-a (Krishti), përndryshe ai nuk do të kishte folur për Të në kaq shumë sura të Kuranit të Nderuar.  Ne duhet ta konsiderojmë veten mjaft të bekuar kur shpenzojmë kohë për t’u njohur me këtë Njeri të jashtëzakonshëm siç është shkruar për të në Inxhil (Ungjill).

Në Ungjill [Inxhil] të  Shkrimit të Shenjtë të Biblës, ne lexojmë se si Isa al-Masih-a shkonte kudo për të shëruar sëmundje të  çfarëdolloji.  Ai shëroi burra, gra dhe fëmijë. Edhe ata me lebër u shëruan plotësisht.  Shpesh sakatët u shëruan dhe të vdekurit u kthyen sërish në jetë.  Ç’gëzim të madh solli kjo gjë midis njerëzve të asaj kohe.  Duke ecur nëpër rrugët e pluhurta nga njëri fshat në tjetrin, u pa qartë dhembshuria e Isa al-Masih-së për njeriun mëkatar.  Ai erdhi që të na tregonte se si ishte Allahu.  Tek Isa al-Masih-a (Krishti Mesi) ne shikojmë një shëmbëlltyrë të Allahut që nuk ishte shfaqur kurrë më parë me kaq thellësi.

Kurani i Nderuar vazhdon të  na tregojë se prej të gjithë atyre që ndjekin Krishtin (Isa al-Masih-në), Allahu do t’i bënte ata “më superiorë se ata që e refuzojnë besimin”. Sura 3:55

Miq të dashur, a nuk është  e rëndësishme atëherë që ta studiojmë më  tutje jetën e këtij Njeriu të dërguar nga Allahu?  Në  qoftë se Muhamedi tha se ata që do ta ndjekin Isa al-Masih-në  do të bëheshin më superiorë se ata që e refuzojnë besimin, atëherë është mjaft e përshtatshme për ne që të dimë më tepër për Isain (Krishtin Jezus) si dhe të jemi pasues të Tij.

Kurani i Nderuar na tregon me siguri se ata që janë dishepuj (pasues) të Isait (Krishtit Mesi), se këta ndihmës të Allahut, do të quheshin “myslimanë”.  Sura 3:52

Ne të gjithë e dimë  se “mysliman” është ai që i dorëzohet dhe nënshtrohet Allahut.  Ky nënshtrim duhet të jetë pa ngurrim e pa rezerva nga ana jonë.  Ky nënshtrim duhet të jetë gjithashtu edhe ndaj Fjalës (Isa al-Masih-së) që na u dërgua nga Allahu.  Kujtoni Surën 3:45 e cila thotë se Allahu dërgoi “një Fjalë prej Tij. Emri i tij do të jetë Krishti Jezus”.  Sepse Allahu, i Shenjti, nuk do të kishte bërë gjithçka që ishte e nevojshme për të na dërguar Fjalën e Tij në jetën e Isa al-Masih-së po të mos ishte e rëndësishme.

Supozo sikur të ishe kaq i nderurar saqë mbreti i një vendi të dërgon një  përfaqësues të tij, dikë që punon shumë afër tij. Kur ky përfaqësues arrin dhe kërkon që të flasë me ty, çfarë do të ndodhte në qoftë se nuk do ta përfillje këtë individ?  A nuk do ta ofendonte së tepërmi mbretin kjo gjë?  Më dëgjo, o mik i dashur i Allahut, në mënyrë të ngjashme, Perëndia e Qiellit dhe tokës e ka dërguar vërtet Fjalën e Tij te ne në formën e Isa-al Masih-së (Krishtit Jezus).  Ky nuk është një person i çfarëdoshëm por Fjala (Isa al-Masih-a) që është pranë Allahut dhe vjen nga “gjiri” i Atit [Allahut].  Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë personit kaq të rëndësishëm që vjen nga gjiri i Allahut ose përndryshe edhe ne do ta ofendojmë së tepërmi Allahun.

Kur Isa-al Masih-a ishte te lumi Jordan për t’u pagëzuar si shembull për ne, Shkrimi i Shenjtë na tregon se u hapën qiejt dhe u dëgjua zëri i Perëndisë [Allahut] …(Inxhili) Mateu 17:5  “Ndërsa ai po fliste, ja një re plot dritë i mbuloi dhe nga reja u dëgjua një zë që tha: – Ky është Biri im i dashur, me të unë jam mjaft i kënaqur; dëgjojeni atë.”  Këto dy fjalët e fundit “dëgjojeni atë” janë të rëndësishme. Po aq e rëndësishme është që të dëgjojmë atë që ka dërguar Allahu nëpërmjet Isa al-Masih-së!

Ungjilli (Inxhili), për të  cilin Muhamedi na tha se u dërgua nga lart nga Allahu, Sura 3:3, përmban pjesë nga Shkrimi i Shenjtë të cilat përsërisin disa nga mendimet e njëjta të gjetura në Surën 3:45 që flasin për Isa al-Masih-në (Krishtin Mesi) si “Fjala nga Allahu”.  Vini re se çfarë thotë te Gjoni 1:1 “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perëndinë [Allahun] dhe Fjala ishte Perëndi [Allah]”.  Pastaj vazhdon të na tregojë se “Fjala u bë mish dhe qëndroi (erdhi) mes nesh” vargu 14.  Qe kjo ajo Fjalë e cila na tregoi se si është Allahu në të vërtetë.  I veshur në mish njeriu, me natyrën e Tij hyjnore të fshehur, me qëllim që ne të mund të shikonim dhe kuptonim më mirë se si është Allahu.

Ky nuk është një  bir fizik siç janë sot fëmijët e njerëzve.  Por ai u lind nga një virgjëreshë e cila nuk kishte njohur apo prekur asnjë burrë.  Mos harroni se asgjë nuk është tepër e vështirë për Allahun! Ai thjesht mund të flasë dhe ajo që Ai flet shfaqet. Lexoni përsëri Surën 3:46

Biri i Perëndisë  [Allahut]?

Ju mund ta keni dëgjuar thënien “bir i udhëve”. A ka udha bir?  Jo, sigurisht që jo, por ajo që nënkuptohet këtu është se personi që përmbush këtë përshkrim është udhëtar.  Mos u dekurajoni kur dëgjoni shprehjen “Krishti, biri i Perëndisë”. Kjo nuk do të thotë se Perëndia [Allahu] ka një bir në të njëjtën mënyrë që njerëzit bëjnë fëmijë sepse kjo nuk është e mundur.  Por i referohet Krishtit si Bir në kuptimin që tregon se sa pranë Allahut është Isai dhe se është nëpërmjet Isait (Krishtit) që karakteri i Allahut shfaqet më së miri.  Mënyra më e qartë dhe më e mirë me të cilën Allahu komunikon me njerëzimin është nëpërmjet dikujt që është si ne!  Prandaj Ai është Fjala nga Allahu… “dëgjojeni Atë”.

Shkurrja e ndezur

I dashur mik, mos mendo as për një moment se Allahu është i kufizuar dhe nuk mund ta bëjë  këtë gjë. A e mban mend historinë e Moisiut dhe shkurres që digjej dhe prapëseprapë nuk konsumohej? Na tregon se Allahu i foli Moisiut nga zjarri.  Në qoftë se Allahu mund të vijë në formën e një shkurreje të ndezur, a nuk mundet Ai që të vijë gjithashtu në formën e Njeriut duke na u shfaqur dhe duke na folur?  Sigurisht që asgjë nuk është tepër e vështirë apo e pamundur për Allahun!

Allahu të bekoftë shumë ndërsa përpiqesh që të bësh vullnetin e Tij dhe zgjedh që t’i nënshtrohesh asaj që të ka treguar Ai.  Në të vërtetë Fjala nga Allahu në Krishtin Mesi është “lajm i mirë” “dëgjojeni Atë”!

Përpara se të hapësh faqet e Librave të Shenjtë, gjithmonë kërkoji Allahut që të të mësojë kuptimin e saktë gjatë leximit.  Allahu i bekon ata që janë nxënës dhe kërkimtarë të sinqertë të drejtësisë.  Jeremiah 29:13  “Dhe ti do të më kërkosh dhe do të më gjesh mua, kur të më kërkosh me gjithë zemër”.  Ata që e kërkojnë Allahun duhet ta kërkojnë atë me gjithë zemër.

Al-Bakara 002.153

“O ju që besoni! Kërkoni ndihmë me këmbëngulje, durim e lutje sepse Allahu është me ata që këmbëngulin me durim.”

Teksti i marrë nga programi “DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913”

Tekstet e Biblës marrë  nga versioni “King James”.

Për më tepër informacion ose komente lutemi kontaktoni:   http://www.salahallah.com/
‘Lajm i mirë nga Allahu’

Sura 3:45

Aal-E-Imran

Seria nr. 03

PDF Download: