29. Litari i shpresës (The Rope of Hope)

Share thisBISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM

Asalamu Aliekum!

I dashur lexues. Dëshira ime e zjarrtë është që t’i bindemi plotësisht dhe pa dyshim Allahut. Le të na mbulojë mençuria dhe mëshira e Tij e ëmbël gjatë shqyrtimit të temës së sotme “Litari i shpresës”.  Cili është ky litar i shpresës?

“Një njeri në ujë”

Të gjithë kemi dëgjuar histori për ata që kanë shkuar në det me anije të  mëdha e të vogla. Ndodh shpesh që, për një arsye apo një tjetër, dikush bie nga anija, ndoshta nga një ndërrim i shpejtë i drejtimit të anijes ose një stuhi e fuqishme, e rrok papritur personin dhe ai përfundon në shkulmin e thellë të detit. Pastaj lëshohet lart thirrja… “një njeri në ujë”.  Menjëherë ata që janë në kuvertën e anijes bëjnë të pamundurën për të shpëtuar fatkeqin. Nxirren litarët dhe zakonisht në fund të litarit lidhet një mjet i cili hidhet drejt  personit fatkeq në valë. Është gjë e mirë në qoftë se personi di not por shpesh dikush tjetër rrezikon jetën dhe hidhet në det për të ndihmuar në shpëtimin e tij. Personit i hidhet litari dhe ai e pranon me mirënjohje këtë ofertë dhe kështu tërhiqet drejt sigurisë duke u kthyer përsëri në anije.

Po në të njëjtën mënyrë ky glob, në mes një grumbulli të madh prej miliona të tjerësh vetëm nga kjo galaktikë, ka devijuar nga gjithë universi i madh i krijuar nga Allahu. Adami dhe Eva u kapën në befasi në kopshtin e parajsës. Me rënien e tyre, kjo tokë, kjo pjesë e vogël e krijimit të Tij, si me thënë, ka rënë nga anija nëpërmjet mashtrimeve të shejtanit. Këtë gjë e kemi bërë me vendimet që kemi marrë dhe tani po notojmë në llumin e ligësisë në tokë dhe ndodhemi në mes të shkulmit values të errësirës duke u përpjekur me gjithë fuqinë që kemi që të përballojmë vuajtjet dhe vështirësitë, tundimet dhe shqetësimet e jetës që na rrethojnë nga çdo anë. Kujt mund t’i drejtohemi për ndihmë përpara se të fundosemi dhe të vdesim. A ka shpresë për secilin nga ne?

Kurani i Nderuar na tregon në  mënyrë shumë specifike: “Qëndroni të gjithë bashkë, duke u kapur pas litarit që Allahu (e ka hedhur për ju), dhe mos u përçani në mes jush dhe kujtoni me mirënjohje mirësinë e Allahut ndaj jush; sepse ju ishit armiq dhe Ai jua bashkoi zemrat me dashuri, që me anë të hirit të Tij, të bëheshit vëllezër; dhe ju ishit në buzë të humnerës së Zjarrit dhe Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu Allahu jua bën të qarta shenjat e tij që të udhëzoheni.   Aal-E-Imran 103  [Sura 3:103]

Sot ne jemi mirënjohës për Hirin e Allahut, Ai na shpëton nëpërmjet Hirit të tij!

Me një gjuhë të  bukur shprehet këtu se Allahu, krijuesi ynë hedh drejt nesh “litarin e shpresës”. Ne ishim armiq por me anë të Hirit mund të bëhemi vëllezër. Në inxhil ne lexojmë fjalë të njohura dhe inkurajuese të dërguara nga lart prej Allahut.

Allahu dërgon një dhuratë…

“Ai tha: ‘Jo, unë jam vetëm një lajmëtar nga Zoti yt, (për të të deklaruar) ty dhuratën e një djali të shenjtë.’”

Mejremja (19): 19

“Sepse në qoftë se, kur ishim armiq [me Perëndinë], ne u pajtuam me Perëndinë nëpërmjet vdekjes së Birit të tij, aq më tepër, duke qenë të pajtuar, ne do të shpëtohemi nëpërmjet jetës së tij.”

Inxhili Romakëve 5:10

“Sepse nëpërmjet hirit shpëtoheni me anë të besimit; dhe jo për shkak të vetë vetes tuaj; është dhuratë nga Perëndia”.

Inxhili Efezianëve 2:8

“Perëndia po e kthente përsëri botën te vetja nëpërmjet Krishtit [Isa al-Masih-së]. Ai nuk ua numëroi mëkatet njerëzve. Perëndia na ka besuar ne me mesazhin që njerëzit të kthehen përsëri tek ai.”

2 Korintasve 5:19 Versioni për lexuesit “New International”.

Cili është ky litar i shpresës?  Nuk është askush tjetër përveç Isa al-Masih-së i cili u lëshua nga lart për secilin nga ne.  Kjo nuk është gjë tjetër veç dhuratës nga qielli për këtë tokë. Me mirënjohje le të mbahemi fort pas këtij “litari”.

Isa al-Masih-a është litari që na u ofrua ne. Ai u hodh në ujërat e akullta të kësaj toke të mallkuar nga mëkati. Megjithëse ishte Një me Allahun (Gjoni 10:30) dhe është Fjala nga Allahu (Aal-E-Imran 39,45) megjithatë ai shijoi thellë vuajtjet që kalojmë ne. Ai mësoi fuqinë e tundimit që ne e njohim mjaft mirë. Ai u bë instrumenti i dërguar nga Allahu dhe gjithë parajsa për të na sjellë ne përsëri në një vend të sigurt. Në shtëpinë tonë të parë në Eden prindërit tanë të parë shkuan në rrugë të shtrembër dhe ne të gjithë kemi ndjekur të njëjtën rrugë. Duhej që dikush të na kthente në një vend të sigurt! Kështu Isai qe Ai i cili u fut në këtë botë mëkati dhe degradimi dhe u hodh në shkulmin e thellë për të na shpëtuar.

Shkalla nga toka në qiell!

Isai mund të krahasohet me një shkallë. Nëse duam ndonjëherë që ta arrijmë parajsën, ajo gjendet shumë lart nesh. Që të arrijmë përtej aftësive tona njerëzore, na duhet një shkallë. Kjo shkallë duhet të arrijë nga toka deri në qiell. Lexoni këtë histori të vërtetë që ka ndodhur para shumë kohësh.

Një natë të  errët u dëgjua një ulërimë nëpër rrugët e Liverpulit në Angli.  “Zjarr, zjarr!” u dëgjua thirrma. Menjëherë njerëzit filluan të grumbullohen aty afër për të parë flakët që po shpërthenin nga dritaret e poshtme të një shtëpie marinarësh të vjetër.

Ndërsa spektatorët vëzhgonin flakët e gufmuara, dikush vuri re disa burra që po përkuleshin nga dritarja në katin e fundit. Një burrë solli me shpejtësi një shkallë të gjatë dhe e mbështeti në ndërtesën që po digjej por, për fat të keq, ajo prapëseprapë qe e shkurtër.

Çfarë të bënin tani? Papritur një marinar i ri u shkëput nga turma, shkoi me nxitim drejt shkallës dhe me shpejtësi u ngjit në majë të saj. Duke e ekuilibruar veten në shkallëzën e fundit, u kap pas parmakut me duart e tij të fuqishme.  “O burra, shpejt” – thirri ai – “kacavirruni mbi trupin tim deri te shkalla dhe zbrisni poshtë tani”! Një nga një burrat nga ndërtesa në flakë kaluan mbi trupin e fuqishëm të marinarit derisa të gjithë arritën në vend të sigurt. Më së fundi, zbriti edhe vetë marinari. Fytyra e tij qe djegur, flokët i ishin përcëlluar dhe gishtërinjtë i ishin bërë tërë flluska nga zjarri. Po i shpëtoi burrat.

Shkalla arriti deri lart; por përpara se të shpëtonin burrat, nevojitej gjatësia e një  njeriu. Kur erdhi puna për shpëtimin tonë nga kjo tokë, të gjitha mjetet e parajsës dërguar poshtë për të na shpëtuar ne këtu në tokë do të kishin qenë tepër të shkurtra pa gjatësinë e një njeriu: njeriut Isa al-Masih. Në Inxhil Ai njihet si biri i njeriut. Luka 19:10: “Sepse Biri i njeriut (Isa al-Masih-a) ka ardhur për të kërkuar dhe shpëtuar atë që kishte humbur.” Mateu 20:28: “Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbehej atij, por që të shërbejë dhe të japë jetën e tij si shpengim për shumë vetë.” Mateu 24:37-39: “Por ashtu si qe në ditët e Noeut [Nuhut], ashtu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut. Sepse ashtu si në ditët përpara përmbytjes, ata hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin deri në ditën kur Noeu (Nuhu) hyri në arkë dhe nuk kuptuan asgjë derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut.”

Kur të kthehet, Isa al-Masih-a do të vijë si Biri i Njeriut. Zbulesa 14:14: “Pastaj pashë një re të bardhë, dhe ja, mbi re po rrinte i ulur një i ngjashëm me një Bir njeriu i cili kishte mbi krye një kurorë të artë dhe në dorë një drapër të mprehtë.”

Në të njëjtën mënyrë  lutjet tona, du’a-të tona, veprat tona të mira të bamirësisë, gjërat e mira që bëjmë mund të tregojnë qëllimet tona të mira, por ato nuk mund ta arrisin qiellin pa gjatësinë e një njeriu…dhe ky njeri është Krishti Jezus, Isa al-Masih-a. Ai është lidhja jonë me qiellin i cili u dërgua këtu poshtë për ne. Librat e Shenjtë thonë… “Krishti në ju, shpresa e lavdisë”. Inxhili, Kolosianëve 1:27

Isa al-Masih-a dhe pastërtia e tij…

Çfarë e bëri atë që të ishte kaq i veçantë? Kurani i Nderuar thotë se Ai kishte Shpirtin e Shenjtë…

“Ne i dhamë Moisiut Librin dhe vazhduam më tutje me një seri lajmëtarësh; Ne i dhamë Jezusit, birit të Marisë (shenja) të qarta dhe e fuqizuam me shpirtin e shenjtë….”  El Bekare  (2):87

“Dhe Jezusi [Isai], kur u pagëzua, doli menjëherë nga uji, dhe, ja, u hap qielli përpara tij dhe ai pa Shpirtin e Perëndisë [Ruh Allahun] që zbriti si pëllumb dhe lëshoi dritë mbi të…”  Inxhili, Mateu 3:16

Isai kishte Ruh Allahun, Shpirtin e Allahut. Ai, jo vetëm që ishte njeri, i lindur nga një grua, por ishte edhe i Shenjtë dhe i Drejtë. Të gjithë njerëzit që kanë lindur nga një grua, kanë lindur të korruptuar. Që nga mëkati i Adamit, të gjithë personat e lindur kanë lindur me një natyrë mëkatare. Me fjalë të tjera, ata kanë lindur të ndarë nga Allahu. Por kjo nuk është e vërtetë për Isa al-Masih-në. Ai lindi nga qielli. Një person mjaft i veçantë, i Shenjtë dhe i Drejtë. Asnjëri prej Librave të Shenjtë nuk paraqet asnjëherë ndonjë njeri të lindur si Ai. Në të vërtetë, ai është Adami i dytë. Për më tepër, ai është litari ynë i shpresës në këtë botë mëkatare. Me anë të pastërtisë së Tij ai zgjat dorën e tij  drejt nesh që nga Qielli sepse ai ishte njeri. Ai mund ta shtrëngojë dorën e njeriut, dhe për arsye se ishte nga Qielli, Ai mund të na ribashkojë me Qiellin. Ai u bë shpëtimtari i njerëzve. Të gjithë njerëzit që dëshirojnë mund të shpëtohen nga të ligat e kësaj toke.

I dashur mik i Allahut, do të  vijë një ditë që kjo tokë do të  përpihet nga një det flakësh, por ne nuk është e thënë që të jemi në ato flakë. Ato flakë do të përpijnë të gjithë mëkatin dhe mëkatarët që nuk e kanë kërkuar Litarin e Shpresës. Ne na jepet mundësia që t’u shpëtojmë flakëve dhe të shpëtohemi nga kjo tokë. A do ta lejosh Allahun që të të japë litarin nëpërmjet Isa al-Masih-së? A do ta kapësh me gëzim këtë litar nga Qielli?

Edhe ne mund të themi, Zot na shpëto nga vdekja…dhe Ai do ta dëgjojë zërin tonë dhe do të ketë mëshirë për ne duke na dhënë Isa-in.

“Qëndroni të gjithë bashkë, duke u kapur pas litarit që Allahu (e ka hedhur për ju).” Aal-E-Imran 103

Dhe mos e lësho kurrë …. Nuk është kurrsesi çudi që Isa al-Masih-a përmendet mbi 90 herë në Kuranin e Nderuar.

Kopjuar nga software-i (DivineIslam’s Qur’an Viewer v2.913)

Vargjet nga Bibla marrë nga versioni (King James) dhe New International Readers

Për më  tepër informacion:   http://www.salahallah.com/

Litari i shpresës

Aal-E-Imran 103

Seria nr. 29

20. Si e parapërfytyroi Agari dhe Isma’il-i Mejremen dhe Isa al-Masih-në (How Hagar and Isma’il prefigured Maryam and Isa al-Masih)

Share this

BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM

Qoftë  me ju sot paqja e përjetshme e Allahut.  Kjo është një  përmbledhje e shkurtër në lidhje me faktin se si Isma’il-i [Ismaeli] dhe Agari parapërfytyruan (paraportretizuan) Mejremen (Marinë e virgjër) dhe Isa al-Masih-në (Krishtin Mesi). Nuk duhet të harrojmë se Kurani i Nderuar flet me respekt të lartë për Isa al-Masih-në (Krishtin Mesi). Në Kuranin e Nderuar ne gjejmë sa më poshtë:

Mbi 90 vargje në Kuranin e Nderuar flasin për Isa al-Masih-në (Krishtin Mesi). Ai përmendet në 15 sura dhe ne duhet ta marrim seriozisht këtë fakt. E pse do ta përmendte kaq shpesh i nderuari Profeti Muhamed Isa al-Masih-në po të mos ishte i rëndësishëm Ai për njerëzit e ditëve tona?

Sura 002.253: “Këtyre lajmëtarëve ne u dhamë dhurata, disa i ngritëm më lart se të tjerët. Njërit prej tyre Allahu i foli; të tjerë Ai i ngriti në shkallë (nderi); Jezusit, birit të Marisë i dhamë (shenja) të qarta dhe e forcuam me shpirtin e shenjtë. Po të kishte qenë vullneti i Allahut, brezat pasardhës nuk do të kishin luftuar kundër njëri-tjetrit pas ardhjes së (shenjave) të qarta tek ata, por ata (vendosën) të grinden, disa duke besuar e të tjerë duke refuzuar. Po të kishte qenë vullneti i Allahut, ata nuk do të kishin luftuar kundër njëri-tjetrit, por Allahu e përmbushi planin e Tij.”

Sura 003.003: “Është Ai që të dërgoi ty nga lart (hap pas hapi), në të vërtetë, Librin, duke konfirmuar atë që ishte përpara tij dhe Ai dërgoi nga lart përpara kësaj Ligjin (e Moisiut) dhe Ungjillin (e Jezusit) si udhëzues për njerëzimin dhe ai dërgoi nga lart kriterin (e gjykimit midis të drejtës dhe të gabuarës).”

Sura 005.046: “Dhe në gjurmët e tyre ne dërguam Jezusin, birin e Marisë duke konfirmuar Ligjin që kishte ardhur përpara tij. Ne i dërguam Ungjillin. Në të kishte udhëzim dhe dritë e konfirmim të Ligjit që kishte ardhur përpara tij, udhëzim dhe këshillë për ata që e kanë frikë Allahun.”

Sura 004.136: “O ju që besoni! Besoni tek Allahu dhe Lajmëtari i Tij si dhe shkrimi i shenjtë që Ai i ka dërguar lajmëtarit të Tij dhe shkrimi i shenjtë që Ai i dërgoi atyre përpara (tij). Kushdo që mohon Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, lajmëtarët e Tij dhe ditën e gjykimit ka devijuar shumë, shumë larg nga rruga e drejtë.”

Përpara se t’i përkushtohemi leximit të Librave të Shenjtë është gjithmonë e nevojshme që të bëjmë lutje personale (du’a) për udhëzimin Hyjnor të Allahut. Kjo lloj lutjeje (du’a) duhet të jetë pjesë përbërëse e ‘fesë tonë të natyrshme’ (din el fitra) duke folur me Allahun si me një mik të ngushtë (Khalil).

Në Kuranin e Nderuar ne vëmë re se Profeti i Respektuar Muhamed ka folur me respekt të madh për Tevratin (Ligjin e Moisiut) dhe Inxhilin (Ungjillin e Isa al-Masih-së). Në këta Libra të Shenjtë, gjejmë shumë ngjashmëri midis dy grave, Agarit (gruas së dytë të Ibrahimit) dhe Mejremes (Marisë së virgjër) dhe midis djemve të tyre Isma’il-it dhe Isa al-Masih-së (Krishtit Mesi). Në Kuranin e Nderuar Tevrati (i njohur si ‘Libri’ ose Ligji i Moisiut – Testamenti i Vjetër i Biblës) përmendet 65 herë dhe Inxhili (Ungjilli i Isa al-Masih-së, Testamenti i Ri) përmendet 44 herë. Vetëm ky fakt i vetëm duhet të na e tërheqë vëmendjen. Sipas Kuranit të Nderuar këta Libra të Shenjtë duhet të respektohen dhe nderohen sepse ata janë dhënë nga Allahu. Kështu ne i drejtohemi këtyre librave të bekuar të Shkrimit të Shenjtë.

1.  Të  dyja vajzat e reja në këtë histori ishin të pamartuara.

Agari: vajza shërbëtore në shtëpinë e Sarajt. Zanafilla 16:1: “Tani Saraj, gruaja e Abramit nuk i kishte lindur atij asnjë fëmijë dhe ajo kishte një vajzë shërbëtore, një egjiptiane, e cila quhej Agar.” Kështu Agari paraportretizoi Mejremen, virgjëreshën e cila do të lindte një Djalë në virgjërinë e saj.

Mejremja: virgjëreshë- Isaia 7:14: “Prandaj Zoti vetë do të të japë një shenjë; Ja virgjëresha do të mbetet me barrë dhe do të lindë një djalë të cilit do t’ia vërë emrin Emanuel.”

2. Të  dyja gratë u martuan me burra që ishin shumë më  të vjetër.

Agari: u martua me Ibrahimin [Abrahamin]. Zanafilla 16:16: “Dhe Abrahami ishte tetëdhjetë e gjashtë vjeç [86], kur Agari i lindi Abramit Ismaelin”. Kjo paraportretizoi Mejremen e cila gjithashtu do të martohej me një burrë më të vjetër.

Mejremja: u martua me Jusufin [Jozefin]. Jusufi kishte fëmijë të tjerë nga një martesë e mëparshme. Marku 6:3: “A s’është ky zdrukthëtar [Isa], i biri i Marisë, vëllai i Jakobit, Joses, Judës dhe Simonit? Dhe a nuk janë motrat e tij këtu me ne? Dhe ata u ofenduan për shkak të tij.” Ju lutem vini re se Jusufi nuk ishte babai i Isa al-Masih-së. Isai lindi nëpërmjet një mrekullie të kryer nga Shpirti i Shenjtë. Luka 1:35: “Dhe engjëlli duke iu përgjigjur i tha asaj [Mejremes]: ‘Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe fuqia e më të Lartit [Allahut] do të të mbulojë me hijen e tij; prandaj edhe i shenjti [Isa al-Masih-a] që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë [Allahut]’.”

3. Të  dyja gratë u vizituan nga ‘Lajmëtarë Qiellorë’.

Agari: Zanafilla 16:7: “Dhe engjëlli i ZOTIT e gjeti atë pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit rrugës për në Shur.”

Mejremja: Luka 1:26-27: “Dhe në muajin e gjashtë engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia [Allahu] në një qytet të Galilesë, të quajtur Nazaret te një e virgjër që ishte e fejuar me një burrë i cili quhej Jozef [Jusuf], nga fisi i Davidit [Dautit]; dhe emri i virgjëreshës ishte Marie [Mejreme].”

4. Të  dyja gratë ju bindën mesazhit qiellor.

Agari: Zanafilla16:9: “Dhe engjëlli i ZOTIT  i tha asaj [Agarit]: ‘Kthehu te zonja jote dhe nënshtroju vullnetit të saj’.”

Mejremja: Luka 1:38: “Dhe Maria [Mejremja] tha: ‘Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë mua sipas fjalës tënde.’ Dhe engjëlli u largua prej saj.”

5. Të  dyja gratë ishin ‘shërbëtore’ (skllave ose shërbyese.)

Agari: Shërbëtore e Sarajt. Zanafilla 16:1: “Por Saraj, gruaja e Abramit nuk i kishte dhënë asnjë fëmijë dhe ajo kishte një shërbëtore, një egjiptiane, e cila quhej Agar.” Kjo tregon se Agari paraportretizoi Mejremen, shërbëtoren e Allahut nëpërmjet së cilës do të vinte Isa al-Masih-a (Krishti Mesi).

Mejremja:  Shërbëtore e Allahut. Luka 1:38: “Dhe Maria tha: ‘Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë mua sipas fjalës tënde.’ Dhe engjëlli u largua prej saj.”

6. Të  dyja gratë në agoninë e tyre marrin arratinë  në shkretëtirë drej Egjiptit.

Agari: Kur keqtrajtohet rëndë nga Saraji, ajo merr arratinë drejt Egjiptit, ish atdheu i saj. Zanafilla 16:6-7: “Po Abrami i tha Sarajt: ‘Ja shërbëtorja jote është në dorën tënde; bëj me të si të kesh dëshirë’. Dhe kur Saraj e trajtoi keq atë, ajo u largua nga prania e saj. Dhe engjëlli i ZOTIT e gjeti atë pranë një burimi uji në shkretëtirë, pranë burimit rrugës për në Shur.”  Ky incident me Agarin, paraportretizoi Hijra-n (arratinë) e Mejremes me beben Isa al-Masih në Egjipt.

Mejremja: me Isa al-Masih-në pas lindjes së tij. Mateu 2:13: “Dhe pasi u nisën ata, ja një engjëll i Zotit i shfaqet Jozefit [Jusufit] në ëndërr, duke thënë: ‘Çohu, merr fëmijën e vogël [Isa al-Masih-në] dhe nënën e tij [Mejremen] dhe arratisu [Hijra] për në Egjipt dhe rri aty derisa të të lajmëroj unë sepse Herodi do ta kërkojë fëmijën e vogël për ta zhdukur.’”

7.  Të  dyja gratë u zgjodhën për të lindur fëmijë.

Agari: Zanafilla 16:2:  “Dhe Saraj i tha Abramit…të lutem shko futu te shërbëtorja ime; ndoshta mund të kem fëmijë prej saj.”

Zanafilla 16:11: “Dhe engjëlli i ZOTIT i tha asaj [Agarit]: ‘Ja ti je me barrë dhe do të lindësh një djalë…’”

Mejremja: Luka 1:28: “Dhe engjëlli hyri tek ajo [Mejremja] dhe i tha: ‘Tungjatjeta, ti që je mjaft e preferuar, Zoti [Allahu] është me ty; ti je e bekuar ndër gratë’.”

Luka 1:31: “Dhe ja ti [Mejreme] do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë dhe do t’ia vësh emrin JEZUS [Isa al-Masih].”

8.  Të  dyja grave iu tregua emri i djalit përpara lindjes së tij.

Djali i Agarit: Zanafilla 16:11: “Dhe engjëlli i ZOTIT i tha asaj… ti …do t’ia vësh emrin Ismael”… [Isma’il, Allahu do të dëgjojë]. Kjo paraportretizoi ardhjen e një Biri të cilin Allahu përsëri do ta quante Isa al-Masih (Krisht Mesi)

Djali i Mejremes: Mateu 1:21 …“ti do ta quash atë JEZUS sepse ai do t’i shpëtojë njerëzit e tij nga mëkatet.” Mateu 1:23: “Ja një virgjëreshë do të mbetet shtatzënë…dhe ata do t’ia vënë emrin Emanuel, që do të thotë Zoti [Allahu] është me ne.”

9.  Të  dy djemtë e grave ishin “të parëlindur”

Agari: Isma’il-i, i parëlinduri i Agarit. Zanafilla 16:15: “Dhe Agari [gruaja skllave] i lindi Abramit një djalë dhe Abrami e quajti djalin e tij të cilin ia lindi Agari, Ismael.”

Mejremja: Psalmi 89:27: “Gjithashtu unë [Allahu] do ta bëj atë [Isa al-Masih-në, djalin e Mejremes] të parëlindurin tim” Luke 2:7: “Dhe ajo [Mejremja] lindi djalin e saj të parëlindur [Isanë], e mbështolli me pelena dhe e vuri në një grazhd sepse në han nuk kishte vend për ta.”

10. Të  dy djemtë u bekuan nga Allahu.

Agari: Zanafilla 17:20: “Sa për Ismaelin, unë [Allahu] të kam dëgjuar. Ja, unë e kam bekuar atë dhe do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj së tepërmi; do të bëhet babai i dymbëdhjetë princërve dhe do ta bëj atë një komb të madh.”

Mejremja: Luka 1:28: “Dhe engjëlli hyri tek ajo dhe i tha: ‘Tungjatjeta, ti që je mjaft e preferuar, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë.’” Luka 1:42: “Dhe ajo foli me zë të lartë dhe tha: ‘E bekuar je ti ndër gratë dhe i bekuar është fryti i barkut tënd.’”

11. Të  dyja gratë ishin në agoni për ankthin e djemve të tyre.

Agari: Kur Agari dhe Isma’il-i dërgohen larg në shkretëtirë, u mbarohet uji dhe Isma’il-i po vdes nga etja në shkretëtirë. Zanafilla 21:15-16: “Dhe uji në calik u mbarua e ajo e vuri djalin poshtë një kaçubeje. Dhe ajo shkoi e u ul përballë tij në një largësi sa një goditje me hark sepse thoshte: ‘Nuk dua ta shoh fëmijën të vdesë’. Kështu ajo u ul përballë tij dhe ngriti zërin e qau.” Kjo paraportretizoi vuajtjen e Mejremes për djalin e saj Isa al-Masih-në.

Mejremja: në Golgotë, djali i saj po vdes në kryq. Gjoni 19:28: “Pas kësaj, Jezusi duke e ditur se tashmë çdo gjë ishte kryer, që të përmbushej shkrimi i shenjtë, tha: ‘Kam etje’.”

12.  Të  dyja grave ju shkatërruan plotësisht shpresat e mëdha.

Agari: u ndje e nderuar që lindi djalin e parë të Ibrahimit. Kjo e bëri djalin e saj të respektuar dhe trashëgimtarin e kërkuar prej kohësh të të gjithë pasurisë dhe nderit të Ibrahimit. Por shpresat e saj u shkatërruan me dëbimin e saj nga shtëpia e Ibrahimit për në shkretëtirë. Zanafilla 21:14: “Dhe Abrahami…mori bukë dhe…ujë dhe ia dha Agarit…dhe djalit dhe e përzuri atë; kështu ajo u nis dhe brodhi nëpër shkretëtirën e Beershebas.” Kjo paraportretizoi zhgënjimin dhe brengën e Mejremes në lidhje me Isa al-Masih-në, kur e pa atë të gozhduar në kryq.  Ajo kishte menduar se ai do të udhëhiqte Izraelin dhe do të zinte fronin e Davidit. Luka 24:21: “Por ne kishim besim se do të ishte ai [Isai] që duhej ta kishte çliruar Izraelin”…

Mejremja: Mjaft e nderuar dhe preferuar nga Allahu, kur iu tha se do të lindte një djalë, Mesinë, (Isa al-Masih-në) nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, i quajtur ‘Trashëgimtari’. Por e gjithë shpresa e saj dërrmohet kur shikon djalin e saj Isa al-Masih-në që nuk pranohet nga çifutët dhe të kryqëzuar e duke vdekur në kryq. Mateu 21:38: “Por kur vreshtarët [punëtorët] e panë djalin, ata i thanë njëri-tjetrit: ‘Ky është trashëgimtari; ejani ta vrasim dhe të marrim trashëgiminë e tij’.” Gjoni 19:25: “Por qëndronte pranë kryqit të Jezusit nëna e tij [Mejremja]”…

13.  Të  dy djemtë nuk u pranuan.

Djali i Agarit: nuk u pranua nga Saraj, gruaja e parë e Ibrahimit. Zanafilla 21:10: “Atëherë ajo i tha Abrahamit [Ibrahimit]: ‘Përzëre këtë shërbëtore dhe djalin e saj, sepse i biri i kësaj shërbëtoreje nuk duhet të jetë trashëgimtar me birin tim, vetë Isakun.’” Kjo paraportretizoi mospranimin e Isa al-Masih-së nga Izraeli (çifutët).

(Gruaja në  profecitë e Biblës përfaqëson një komunitet fetar) Tevrati, shikoni Jeremia 6:2

Djali i Mejremes: Isa al-Masih-a (Krishti Mesi) nuk u pranua nga çifutët (E bija e Sionit-Izraelit). Këta ishin komuniteti fetar i zgjedhur nga Allahu për atë kohë por ata nuk e pranuan Isa al-Masih-në, Shpëtimtarin ose Mesinë.

Gjoni 19:15: “Por ata thirrën: ‘Largoje, largoje, kryqëzoje.’ Pilati u tha atyre: ‘Ta kryqëzoj mbretin tuaj?’ Krerët e priftërinjve u përgjigjën: ‘Ne s’kemi mbret tjetër përveç Çezarit.’”

Marku 15:14: “Pastaj Pilati u tha atyre [çifutëve]: ‘Pse, ç’të keqe ka bërë ai [Isa al-Masih-a]?’ Dhe ata bërtitën akoma më shumë: ‘Kryqëzoje [Isa al-Masih-në]’”

14. Të  dy djemtë lanë pasurinë, nderin, sigurinë dhe rehatinë  e shtëpisë së tyre.

Isma’il-i: I parëlindur i nderuar tani dëbohet pa trashëgimi, pa nder, pa siguri. Zanafilla 21:10 …“përzëre këtë shërbëtore dhe djalin e saj sepse djali i kësaj shërbëtoreje nuk duhet të jetë trashëgimtar me djalin tim, me vetë Isakun.” Kjo paraportretizoi Isa al-Masih-në që la parajsën për të ardhur në këtë planet të lig e të rënë në mëkat.

Isa al-Masih-a: Këtu kemi një kontrast. Krishti me vullnet të lirë e la lavdinë, nderin dhe sigurinë e parajsës. E megjithatë, Isa al-Masih-a e la sigurinë e parajsës, erdhi këtu në këtë tokë të errët, i lindur në një stallë lopësh, ai erdhi për të çliruar njeriun dhe për t’i dhënë njerëzimit një trashëgimi të përjetshme. [Dauti] Psalmi 89:44: “Ti [Allah] i ke dhënë fund lavdisë së tij [Isait] dhe e ke hedhur përtokë [në dhe] fronin e tij”

15. Të dy djemtë  u rritën dhe Allahu i mbrojti dhe u përkujdes për ta.

Isma’il-i: Zanafilla 21:20: “Dhe Perëndia [Allahu] qe me djaloshin; ai u rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku.”

Isa al-Masih-a: Luka 2:40: “Dhe fëmija u rrit dhe u forcua në frymë, u mbush me mençuri dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.”

16. Të  dy djemtë u rikthyen në jetë:

Isma’il-i: Kur ishte duke vdekur nga etja në shkretëtirë. Zanafilla 21:19: “Dhe Perëndia [Allahu] ia hapi sytë dhe ajo [Agari] pa një pus me ujë; dhe ajo shkoi dhe e mbushi calikun me ujë dhe i dha të pijë djaloshit.”  Ky incident paraportretizoi ringjalljen e Isa al-Masih-së nga varri.

Isa al-Masih-a: Vdiq në shkretëtirën e mëkatit, u varros dhe pas tri ditësh u rikthye në jetë. Marku 16:6: “Dhe ai [engjëlli nga qielli] u tha atyre: ‘Mos u trembni! Ju kërkoni Jezusin e Nazaretit që u kryqëzua. Ai është ringjallur; ai nuk është këtu; ja vendi ku e kishin vënë.’”

17.  Të  dy djemtë kishin të bënin me një burim uji.

Për Isma’il-in: që po vdiste nga etja u hap një burim uji në shkretëtirë për të mbajtur gjallë atë dhe Agarin. Zanafilla 21:19. Kjo ngjarje paraportretizoi një burim uji që do të hapej për njerëzimin.

Nga Isa al-Masih-a: një burim gjaku dhe uji u hap nga brinja e Krishtit për të mbajtur gjallë njerëzimin. Gjoni 19:34: “Por njëri nga ushtarët ia tejshpoi brinjën me heshtë dhe menjëherë i doli gjak dhe ujë.” Ky burim hapi për njerëzimin si çlirimin ashtu edhe spastrimin nga mëkati.

18. Të  dy djemtë u ndanë nga baballarët e tyre gjë që  shkaktoi agoni të thellë.

Isma’il-i: I ndarë nga babai i tij, Ibrahimi, i shkaktoi shumë agoni Ibrahimit. Zanafilla 21:11: “Dhe kjo gjë s’i pëlqeu aspak Abrahamit për shkak të djalit të tij.” Kjo paraportretizoi agoninë që do të kalonte Ati Qiellor kur u nda nga Biri i Tij Isa al-Masih-a në kryq në Kalvëri.  Zanafilla 21:14: Ibrahimi e dërgoi… “djalin dhe..(Agarin, të ëmën) larg dhe ajo u nis dhe brodhi në shkretëtirën e Beershebas.”

Isa al-Masih-a: Ardhja e Tij në këtë botë të zhytur në mëkat dhe marrja mbi vete me vullnet të lirë e mëkatit të racës njerëzore u bë shkak që ai të ndahet nga Ati i Tij Qiellor. Isai mbajti mbi vete dënimin dhe fajin e mëkatit dhe pagoi dëmshpërblimin për njerëzimin. Mateu 27:46: “Dhe aty rreth orës nëntë Jezusi [Isa al-Masih-a] thirri me zë të lartë, duke thënë: ‘Eli, Eli, lama sabachthani?’ që do të thotë ‘Perëndia im, perëndia im pse më ke braktisur?’” Mateu 27:43:  “Ai [Isa al-Masih-a] besoi në Perëndinë [Allahun]; le ta lirojë tani në qoftë se e do me të vërtetë sepse ka thënë: ‘Unë jam biri i Perëndisë [Allahut]’”

19. “Bukë dhe ujë”

Isma’il-i: Atij iu dha bukë dhe ujë nga babai i tij Ibrahimi kur ai dhe nëna e tij [Agari] u dërguan larg. Zanafilla 21:14: “Dhe Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit duke ia vënë mbi shpinë dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe brodhi nëpër shkretëtirën e Beershebas.” Ibrahimi parapërfytyroi dhënien e mesazhit të Krishtit Islamit në formën e Bukës dhe Ujit për Agarin.

Isa al-Masih-a: Është quajtur “Buka e jetës” dhe “Uji i jetës”. Gjoni 6:35: “Dhe Jezusi u tha atyre: ‘Unë jam buka e jetës. Ai që vjen tek unë nuk do të ketë kurrë uri dhe ai që beson në mua nuk do të ketë kurrë etje.” Zbulesa 21:6: “Dhe më tha: ‘U bë. Unë jam alfa dhe omega [Isa al-Masih-a], fillimi dhe mbarimi. Atij që ka etje unë do t’i jap falas nga burimi i ujit të jetës.’”

20.  Numri dymbëdhjetë është i rëndësishëm për të dy.

Isma’il-i: pati dymbëdhjetë djem. Zanafilla 17:20: “Sa për Ismaelin, unë të kam dëgjuar. Ja unë e kam bekuar atë dhe do ta bëj të frytshëm dhe do ta shumoj jashtëzakonisht; ai do të bëhet babai i dymbëdhjetë princërve dhe unë do të bëj prej tij një komb të madh.”

Isa al-Masih-a: zgjodhi dymbëdhjetë dishepuj/apostuj.

Luka 9:1: “Pastaj ai thirri të dymbëdhjetë dishepujt së bashku dhe u dha pushtet dhe autoritet mbi të gjithë djajtë dhe që të shërojnë sëmundje.”

21. Të  dy djemtë kaluan kohë në shkretëtirë ku kaluan vuajtje.

Isma’il-i: U dërgua në shkretëtirë ku kaloi vuajtje të rënda. Zanafilla 21:14: “Dhe Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe ia dha Agarit duke ia vënë mbi shpinë dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu ajo u nis dhe brodhi nëpër shkretëtirën e Beershebas.” Kjo paraportretizoi Isa al-Masih-në kur ai u çua në shkretëtirë ku përjetoi tundime dhe vuajtje të mëdha nga Iblisi (Djalli).

Isa al-Masih-a: Mateu 4:1: “Atëherë fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë që të tundohej nga djalli.”

Si duhet të  reagojmë ne? Allahu i ka folur pasardhësve të Ibrahimit, atyre nga ana e Isma’il-it. Allahu me dhembshurinë dhe dashurinë e Tij për të gjithë njerëzit do që e vërteta e Isa al-Masih-së, shpëtimtarit të njerëzimit t’i ofrohet pasardhësve të Isma’il-it. Allahu nuk ka lënë askënd pa shpresë por ka ardhur pranë nesh përsëri; është hapur një burim uji në shkretëtirë për të gjithë; pini dhe ngopuni. Uroj që të besoni në zemrën tuaj se Allahu e ka dërguar të Shenjtin Isa al-Masih si Shpëtimtarin, Ndërmjetësin, Shafinë, Ualinë, Mbrojtësin dhe Çlirimtarin tonë nga mëkati. Allahu të dhëntë Paqen e Tij të Përjetshme. Assalamua’laikum wa rohmatullahi wabarakatuh

Për studim të mëtejshëm ose pyetje, e drejtojmë lexuesin te:

http://www.salahallah.com/

Si e parapërfytyroi Agari dhe Isma’il-i Mejremen dhe Isa al-Masih-në

(Krishtin Mesi)!

Seria nr. 20

10. Udhëzuesi i Hanifit për shëndetin shpëtues (The Hanif’s Guide to Saving Health)

Share this

BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM

Rruga e Allahut drejt shëndetit

Miq të dashur të Allahut, këtë temë diskutimi do ta gjeni interesante dhe me përfitim.
Ky është informacion jetik që ndikon në jetën e çdo qenieje njerëzore në tokë…shëndeti! Dikush ka thënë: “Shëndeti nuk është gjithçka por pa të, gjithçka është e kotë!” Ti mund të jesh njeriu më i pasur në botë, por në qoftë se ke humbur shëndetin, edhe sikur të kesh aq flori sa ka rërë mbi dhé, nuk mund ta shijosh dot jetën! Qëllimi ynë duhet të jetë që të gjejmë mënyrën se si ta ruajmë shëndetin që na ka dhënë Perëndia dhe të jemi bekim për njerëzimin!

Allahu është mjaft i mëshirshëm dhe i mirë ndaj familjes njerëzore. Kujdesi i Tij ndaj nesh është shumë më i madh se sa kujdesi që tregojnë prindërit tanë tokësorë. Ashtu si prindërit tanë që na dhanë këshilla gjatë fëmijërisë, po ashtu Allahu do të na japë udhëzim të kujdesshëm se si ta ruajmë shëndetin tonë. Duke ndjekur udhëzimet e Tij, shpirti ynë nuk do të ndotet nga mëkatet e kësaj bote! Ne duhet të bëjmë shumë lutje (du’a) në lidhje me çështjen se çfarë është ‘shëndeti shpëtues’. Që të gëzojmë shëndet të plotë, ne duhet të ndjekim këshillat që na janë dërguar nga lart. Vini re fjalët e shënuara në Kuranin e Nderuar që kanë të bëjnë me ruajtjen e shëndetit:
‘Të pyesin për verën dhe lojën e kumarit. Thuaju: “Në to ka shumë mëkat dhe njëfarë përfitimi për njerëzit; por mëkati është më i madh se përfitimi…’ Sura 2:219 Al-Bakara

Allahu i njeh si efektet shkatërruese të verës (alkoolit) për shëndetin ashtu edhe efektet shkatërruese të lojës së kumarit për shpirtin. Prandaj Ai na informon në lidhje me këto rreziqe me qëllim që ne të jemi të edukuar e t’i shmangim ato. Vini re fjalët e profetit të lashtë, Solomonit (Tevrati) Fjalët e Urta 20:1: “Vera është tallëse, pija e fortë është gjaknxehtë dhe ai që mashtrohet prej tyre nuk është i mençur.”
Dhe përsëri Isaia…(Tevrati) Isaia 5:11: “Mjerë ata që ngrihen herët në mëngjes që të shkojnë pas pijes së fortë; që vazhdojnë deri natën, derisa t’i përflakë vera!”
Mund ta shikojmë qartë se pijet alkoolike janë qartësisht të ndaluara (haram) për ndjekësit e Allahut. Në qoftë se duam që të jemi ‘Mutakin’ (Të drejtë) atëherë do t’i shmangemi të gjithë përdorimit të alkoolit si pije.

Shëndeti shpëtues i Allahut!
A ka gjëra të tjera që shumë njerëz i përdorin si ushqim të cilat janë qartësisht të ndaluara nga Allahu? E pse nuk duhet të na japë Allahu udhëzime të qarta në lidhje me atë që është ‘hallall’ (e ligjshme) dhe atë që është ‘haram’ (e papastër)? Allahu është Krijuesi dhe Krijuesi e di se cili është ushqimi më i mirë me anë të të cilit funksionon trupi i njeriut. Njerëzit sot konsumojnë sende ushqimore të cilat janë të dëmshme kur hyjnë në organizmin tonë dhe e shkurtojnë jetën. Siç nuk fusim benzinë të papastër në makinat tona, po ashtu ne duhet të fusim ushqimin më të pastër në organizmin tonë jetësor.

Kushdo që ka blerë një automobil dhe dëshiron që ta përdorë atë me zgjuarsi, shpenzon kohë duke studiuar ‘manualin e pronarit’ që është dhënë nga prodhuesi i automjetit me qëllim që pronari të arrijë përdorimin maksimal të makinës për shumë vite. A nuk është akoma më i rëndësishëm trupi ynë? Trupi që na është dhënë nga Allahu u krijua që t’i sjellë Atij lavdi dhe nder. A nuk do të ishte mjaft e rëndësishme që të shpenzojmë kohë për të mësuar se çfarë është ‘shëndeti shpëtues’? Njerëzit kalojnë vite duke u shkolluar që të aftësohen në një zanat ose profesion, shpenzojnë me mijëra dollarë për t’u shkolluar që të bëhen doktorë, avokatë, farmacistë etj. por shpesh janë të paditur në lidhje me mënyrën se si të mbrojnë shëndetin! A ka ushqime dhe pije të cilat janë të dëmshme por që ne mund të mos i dimë? Zaburi i lashtë ka një premtim nga Allahu të cilin duhet ta dinë të gjithë.
(Zaburi) Psalmi 67:2: “Që rruga jote të njihet mbi tokë, shëndeti yt shpëtues ndër të gjithë kombet.”
Nuk është aspak sekret që Allahu dëshiron që të gjithë kombet të kenë shëndet të plotë! Ai do që mesazhi i shëndetit shpëtues t’u dërgohet të gjithëve. Allahu dëshiron vetëm shëndet të mirë për të gjithë krijesat e Tij njerëzore. Ai ua ka bërë të ditur bijve të njerëzve se cili është shëndeti më i mirë i mundshëm gjatë kohës që ndodhemi këtu në planetin tokësor. Por a do t’i kushtojmë vëmendjen e duhur kësaj këshille të shenjtë?

Hallalli and harami!
Në Tevrat i cili iu dha Musait, Allahu na ka dhënë një listë të kafshëve të pastra dhe të papastra. Kafshët e papastra (haram) nuk duheshin përdorur si ushqim. Te Levitiku, kapitulli 11 janë dhënë në mënyrë të qartë si kafshët e pastra ashtu edhe ato të papastra. Levitiku 11:3: “Mund të hani çdo kafshë dythundrake që e ka thundrën të ndarë dhe që ripërtypet.” Kjo nënkupton çdo kafshë që është dythundrake (ato që kanë thundër të ndarë të tilla si lopët, drerët, dhitë, delet etj.) që gjithashtu janë ripërtypëse. Këto janë kafshët që nga Allahu konsiderohen të pastra për ushqim. Pastaj tregon emrat e kafshëve që janë të papastra (haram), dhe e para në listën e kafshëve të papastra (haram) është ‘deveja’. Allahu na jep arsyen pse…Levitiku 11:4: “Por nga ripërtypësit ose nga dythundrakët, nuk do të hani këto: si deveja, sepse ajo ripërtypet por nuk e ka të ndarë thundrën; ajo është e papastër [haram] për ty.”
Megjithëse deveja ripërtypet, ajo nuk e ka të ndarë thundrën. Deveja nuk ka thundër. Prandaj deveja konsiderohet e papastër (haram) si ushqim. Vazhdon më tutje me listën e kafshëve që janë të papastra (haram)…baldosa, lepuri, derri dhe deri te të gjitha krijesat që zvarriten të tilla si minjtë e shtëpisë dhe të arave, zhapikët, gjarpërinjtë përveç të tillëve si gjinkallat dhe karkalecat. Levitiku 11. Kafshët e papastra të tilla si devetë, kuajt, gomarët etj. qenë krijuar si kafshë për mbajtje ngarkesash, qenë krijuar për të mbajtur njeriun dhe për të transportuar mallrat e tij dhe nuk qenë synuar kurrë si ushqim. Derrat janë nga më të papastrit! Që nga dita kur u dha kjo këshillë, derrat nuk kanë ndryshuar. Ata vazhdojnë të jenë të papastër si ushqim.
Kapitulli njëmbëdhjetë jep gjithashtu një listë zogjsh dhe krijesash të detit të cilat Allahu i konsideron të mira (hallall) dhe të atyre që janë të papastra (haram) për t’u ngrënë. Levitiku 11:9 përmend peshqit që konsiderohen të pastër (hallall) të cilët janë ata që kanë edhe pendë edhe luspa. Ato krijesa të detit që nuk kanë edhe pendë edhe luspa konsiderohen të papastra (haram) të tilla si ngjalat, karkalecat e detit, aragostat, midhjet, stridhet, të gjithë peshqit me guackë dhe peshqit që nuk kanë edhe pendë edhe luspa. Këto konsiderohen të papastra (haram) dhe të ndaluara për ushqim.
Midis shpendëve, zogjtë gjahtarë, të tillë si shqiponjat, fajkonjtë, skifterët, bufat etj. konsiderohen të papastër. Të tjerë janë zogjtë që ushqehen me kërma të tillë si korbat, gjeraqët, sorrat, hutat etj. Këta janë gjithashtu ndër shpendët e papastër (haram).
Mbani mend se ‘shëndeti shpëtues’ i Allashut është për të gjithë kombet. Ai nuk zgjedh një grup të veçantë njerëzish si të vetmit që mund të gëzojnë shëndet të plotë. Ai do që të gjithë kombet të gëzojnë shëndet të plotë. Allahu dëshiron që të gjithë të jenë pjesë e ‘Mutakinëve’. Ai dëshiron vetëm atë që është më e mira për ne. Prandaj Ai po e bën të ditur shëndetin e Tij shpëtues midis të gjithë kombeve. I dashur lexues, Allahu mendon për të mirën tënde.

Shëndeti shpëtues për Mutakinët!
Meqenëse tani po jetojmë në ditët e fundit të historisë së tokës, është akoma më e rëndësishme që t’i kushtojmë vëmendje më të madhe shëndetit tonë. Vetëm nëpërmjet mendjeve tona Allahu mund të komunikojë me ne nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë (Ruh Allah) dhe nëpërmjet Fjalës së Tij. Prandaj në qoftë se mendjet tona janë të bllokuara me ushqime të papastra, ne nuk mund t’i kuptojmë mesazhet e Allahut për ne. Ndërsa Allahu na tregon dëshirat e Tij në lidhje me ushqimin e përshtatshëm, ne duhet t’i nënshtrohemi vullnetit të Tij në lidhje me atë që duhet përdorur si ushqim. Tani, në qoftë se dëshira jote është që të kesh shëndet sa më të mirë, është mirë që ta lësh të gjithë mishin si ushqim, edhe atë të kafshëve të pastra. Ne duhet që të kthehemi te dieta e Edenit. Ky duhet të jetë synimi dhe qëllimi ynë si në dietë ashtu edhe në mënyrën e jetesës. Në shtëpinë origjinale të Edenit, ata nuk e përdorën mishin si ushqim. Në kopshtin e lumturisë haheshin vetëm fruta, drithëra dhe arra. Pasi njerëzit mëkatuan, listës së ushqimeve ju shtuan perimet. Zanafilla 3:18. Kafshët u lejuan si ushqim vetëm pas përmbytjes dhe edhe atëherë u lejuan vetëm kafshët e pastra. Arsyeja që kafshët u lejuan atëherë ishte sepse toka ishte shkatërruar nga përmbytja dhe do të duheshin vite që edhe një numër i vogël pemësh me fruta të shfaqeshin përsëri. Kështu kafshët e pastra u lejuan si ushqim gjatë kësaj periudhe të vështirë. Por për të arritur shëndetin më të mirë, ‘shëndetin shpëtues’, është shumë më mirë që të mos e përdorësh fare mishin si ushqim.
Në shtëpinë origjinale të Edenit, ne kemi te Zanafilla dietën ideale për njeriun.
Tevrati Zanafilla 1:29: “Dhe Perëndia tha – Shiko unë ju kam dhënë çdo bimë që prodhon farë, që është mbi sipërfaqen e gjithë tokës dhe çdo pemë, në të cilën është fruti i pemës që lëshon farë; do t’ju shërbejë si mish [ushqim].” Këtu përfshihen drithërat, frutat, arrat. Pas hyrjes së mëkatit, Allahu përfshiu perimet ose bimët e fushës. Zanafilla 3:18: “…ti do të hash bimën e fushës;” Megjithatë, në qoftë se vendosim që të vazhdojmë ta përdorim mishin si ushqim, mbetet detyrë e jona që të… “bëjmë dallimin midis të papastrit dhe të pastrit…” Tevrati Levitiku 11:47. Është detyrimi ynë solemn që ta kënaqim Allahun dhe t’i nënshtrohemi rrugës së Tij. Të gjithë ata që po përpiqen që të jenë pjesë e ‘Hanifëve’ dhe të bëjnë pjesë në ‘Mutakinët’ do t’i nënshtrohen me gëzim vullnetit të Allahut.

Perëndia dëshiron që ti të jesh i shëndetshëm!
“I dashur, dëshiroj mbi të gjitha që ti të kesh begati dhe të jesh mirë me shëndet, ndërkohë që edhe shpirti yt lulëzon.” Inxhili 3 Gjoni 1:2

I dashur lexues, a do ta zgjedhësh këtë gjë sot? Kjo është dëshira jonë e vetme për të gjithë. Me ju qoftë sot paqja e përjetshme e Allahut!

Marrë nga Divine Islam’s Qur’an Viewer software v2.913
Vargjet e Biblës marrë nga versioni “King James”

Për një udhëzues të plotë për ‘shëndetin shpëtues’ e drejtojmë lexuesin te libri falas me titull:

“Allah’s Healing Way” (Rruga e shërimit nga Allahu)

www.salahallah.com

Udhëzuesi i hanifit për shëndetin shpëtues

‘Për sa i përket verës dhe kumarit…në to ka shumë mëkat’
Sura 2:219
Al-Bakara

Seria nr. 10

09. Largoju (shmangju) gjithë mëkatit… (Eschew all sin)

Share this

‘Largoju gjithë mëkatit’…

BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM
Assalamu Aliekum!

Paqja e Allahut qoftë me ju dhe ju udhëheqtë Ai në jetën tuaj. Tema e sotme bën fjalë për ligjin e Allahut “Sharia ja Allah” (Dhjetë urdhëresat). Sot, shumë vetë thonë se Allahu nuk ka ligj! Bile ka edhe besimtarë të cilët thonë se ligji i Allahut (siç është i shkruar te Dhjetë Urdhëresat) nuk ka të bëjë me njerëzimin sot. A mundet vërtet që njerëzit të jetojnë pa ligje?

Një komb pa ligje
Le të supozojmë se një komb vendos që t’i heqë të gjitha ligjet. Çdo person është i lirë të zgjedhë atë ç’ka dëshiron. A mund ta imagjinojmë për shemubll një komb pa ligje trafiku? Ose akoma më keq heqjen e të gjithë policëve nga detyra e tyre e zbatimit të ligjit? A nuk do të shkaktonte kjo gjë një kaos të jashtëzakonshëm? Asgjë nuk do të ishte e sigurt. Jeta do të shndërrohej në një skenë masive tmerri. Hajdutët do të merrnin atë që është e tjetrit pa kursyer jetë njeriu. Sigurisht që një ekzistencë e tillë as që mund të mendohet. E megjithatë, për një arsye apo një tjetër, njerëzit mendojnë se ligjet e Dhjetë Urdhëresave të Allahut nuk kanë të bëjnë më me ne! Imagjinoni po të thonim: “Allahu nuk thotë gjë në qoftë se unë kam zotër të tjerë”, ose “është mirë të vjedhësh”, ose se është mirë ta gënjesh fqinjin tënd ose akoma më keq t’i marrësh gruan ose pasurinë. Një shoqërie të tillë me siguri që do t’i vinte fundi shpejt.
Miq të dashur, a i ka shkuar ndonjëherë në mendje njerëzimit se arsyeja që kjo botë ka kaq shumë vështirësi, është sepse një numër i madh njerëzish e kanë lënë mënjanë Ligjin (Sharian e Allahut) Dhjetë Urdhëresat e Allahut siç gjenden në Tevrat te Eksodi 20?
Sura 2:93 Al-Bakara, na kujton Ligjin që është dhënë.
“Dhe mbani mend që Ne e morëm besëlidhjen tuaj dhe ngritëm mbi ju (lartësinë gjigande) të malit (Sinai): (duke thënë): “Mbahuni fort pas asaj që ju kemi dhënë dhe ndiqeni (ligjin)…”
Sura 2:93 Al-Bakara
A do t’i thoshte Kurani i Nderuar lexuesve “mbahuni fort pas asaj që ju është dhënë dhe ndiqeni Ligjin” (Dhjetë Urdhëresat) dhe pastaj më vonë të thoshte se ai nuk duhet zbatuar më?

A nuk ka ardhur koha që të jemi të sinqertë me veten tonë dhe të pranojmë se po, ja se çfarë thotë këtu në lidhje me Ligjin e Allahut!? Në Kuranin e Nderuar thuhet që t’i largohemi (shmangemi) gjithë mëkatit.
“Largoju gjithë mëkatit, të hapur apo të fshehtë. Ata që fitojnë mëkatin do të marrin shpërblimin e duhur për ‘fitimet’ e tyre”.
Sura 6:120 Al-Anaam

Vite më parë, njerëzit e lashtë nga Lindja, ishin mjaft të vetëdijshëm se çfarë do të thoshte t’i “largohesh mëkatit”. Këta persona që e kishin frikë Perëndinë janë përmendur në Tevrat, (Librat e Shenjtë). Jobi 1:1 flet për një njeri që quhej “Job”.

“Në vendin e Uzit ishte një njeri që quhej Job. Ky njeri ishte i ndershëm dhe i drejtë që kishte frikë nga Perëndia [Allahu] dhe i largohej së keqes [mëkatit]” Ajubi ose Jobi 1:1 (Shkrimi i Shenjtë i Biblës).
Ai njihet nga Allahu si “njeriu më i madh nga të gjithë njerëzit e lindjes” Jobi 1:3
Si mund ta njihte ky njeri mëkatin, po të mos ishte udhëzuar për të? Si mund ta dinte ai se çfarë ishte mëkati po të mos njihte Ligjin e Allahut?
Si mund ta dimë ne se çfarë është mëkati po të mos shikojmë Ligjin e Allahut?
Si mund të përcaktohet mëkati?
Prandaj Ligji [Dhjetë Urdhëresat] nevojitet që ne të kuptojmë se ç’është mëkati.
Në Inxhilin e Shenjtë përcaktohet me saktësi se çfarë është mëkati:
(Inxhili) 1 Gjon 3:4: “Kush bën mëkat shkel edhe ligjin; sepse mëkati është shkelja e ligjit.”
Ky ligj, Dhjetë Urdhëresat, është për lumturinë e njeriut. Në qoftë se njerëzit kudo do t’i bindeshin, do do ta nderonin dhe respektonin këtë Ligj, bota jonë do të ishte shumë e lumtur dhe në paqe. Allahu do të nderohej në mënyrë supreme, do të respektohej prona e gjithësecilit dhe çdo jetë njeriu do të mbrohej si gjë e shenjtë. Shoqëria sot do të ishte krejt ndryshe në qoftë se të gjithë njerëzit do të kishin respekt të veçantë për Dhjetë Urdhëresat e Allahut.

Dhjetë Urdhëresat e veçanta të Allahut
Duke pasur parasysh se lexuesi mund të mos jetë në dijeni të Dhjetë Urdhëresave të Allahut, duam që të përfshijmë këtu këtë listë të dhjetë ligjeve të përmbledhura që i janë dhënë njerëzimit lart nga qielli. Ne tashmë e dimë se ligji u dha që përpara kohës së Moisiut në lartësitë gjigande të malit Sinai. Sepse Tevrati thotë se Ibrahimi, “khalili i Allahut” i bindej ligjeve të Allahut. Në Kuranin e Nderuar Ibrahimi quhet “Imam i kombeve”. Sura 2:124 Al-Bakara. Ai do të ishte një shembull për ndjekjen e ligjeve të Perëndisë.
(Tevrati) Zanafilla 26:5: “Sepse Abrahami iu bind zërit tim dhe zbatoi komandën time, urdhëresat e mia, statutet e mia dhe ligjet e mia.”

Këtu ne shohim dikë që nga kohët e lashta i cili i qëndroi besnik Allahut dhe zbatoi e respektoi Ligjet e Allahut. A nuk duhet që edhe ne të ndjekim shembullin e Ibrahimit i cili është njëri prej “hanifëve’? Pastaj për kujtesë, sepse njeriu kishte harruar, Allahu ia përsëriti Ligjet Moisiut në lartësitë gjigande të malit Sinai. Që ta nguliste në mendjen e njeriut rëndësinë e tyre, Allahu i shkroi ato Vetë mbi pllaka guri. Këtë detyrë kaq të rëndësishme Ai nuk mund t’ia linte në dorë njeriut. Ata do të shikonin vetë dorëshkrimin e Tij.
Më poshtë janë shënuar Dhjetë Urdhëresat siç gjenden tek: (Tevrati) Eksodi 20:1-17.
“Dhe Perëndia i foli të gjitha këto fjalë, duke thënë -Unë jam ZOTI, Perëndia yt që të ka nxjerrë nga toka e Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë.
1.Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje.
2.Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe nuk do t’i shërbesh, sepse unë, ZOTI, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon ligësinë e etërve te fëmijët e tyre deri në brezin e tretë dhe të katërt të atyre që më urrejnë; Dhe unë tregoj mëshirë për mijëra prej atyre që më duan dhe zbatojnë urdhëresat e mia.
3.Nuk do ta përdorësh emrin e ZOTIT, Perëndisë tënd, kot sepse ZOTI nuk do të lërë të pandëshkuar atë që përdor kot emrin e tij.
4.Mbaje mend shabatin për ta shenjtëruar. Për gjashtë ditë do të punosh dhe do të bësh të gjithë punën tënde. Por dita e shtatë është shabati i ZOTIT, Perëndisë tënd; nuk do të bësh atë ditë asnjë punë, as ti, as djali yt, as vajza jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshtët e tua, as i huaji që gjendet brenda portave të tua. Sepse në gjashtë ditë ZOTI krijoi qiellin dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to dhe ditën e shtatë ai pushoi; prandaj ZOTI e bekoi ditën e shabatit dhe e shenjtëroi atë.
5.Nderoje babain tënd dhe nënën tënde që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që ZOTI, Perëndia yt, po të jep.
6. Nuk do të vrasësh.
7. Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.
8. Nuk do të vjedhësh.
9. Nuk do të japësh dëshmi të rreme kundër fqinjit tënd.
10. Nuk do të dëshirosh shtëpinë e fqinjit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e fqinjit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as kaun e tij, as gomarin e tij, asgjë tjetër që është e fqinjit tënd.”
Këtu mbarojnë dhjetë ligjet e shkurtra të Allahut të cilat janë shënuar gjithashtu në (Tevrat) Ligjin e Përtërirë 5:6-21. Ato janë shënuar gjithashtu në pjesë të ndryshme në Inxhil.

Falja nga Allahu
Por shpesh në mendjet dhe zemrat tona mund të lindë pyetja: “Po në qoftë se njeriu mëkaton? A ka falje nga Allahu?” Në qoftë se një njeri mëkaton dhe kërkon falje, Allahu ka premtuar falje. Por ne duhet ta kërkojmë faljen dhe të kemi dëshirë që të kthehemi [pendohemi] nga e liga. Allahu do të japë pendim. Ai do të na japë një zemër penduese deri në atë pikë saqë ne nuk do të duam që të përfshihemi më në mëkat. Vini re fjalët në Inxhil…Veprat e Apostujve 5:31: “Atë [Isa al-Masih-në] Perëndia e ka lartësuar me dorën e tij të djathtë që të jetë Princ dhe Shpëtimtar [al-fida] për të dhënë pendim…dhe falje të mëkateve.” Është nëpërmjet Isa al-Masih-së të cilin Allahu e dërgoi nga lart që Ai na jep pendim dhe falje të mëkateve. Isai u bë shpengimi për mëkatin në emër të racës njerëzore. Ai është dhurata e madhe nga Allahu! Le ta shtrëngojmë fort këtë dhuratë dhe të mos e refuzojmë atë që na është dërguar nga lart! Duhet që ta kuptojmë mirë këtë pikë! Ne e marrim faljen nëpërmjet Isa al-Masih-së! Pranoje Atë!

Isa al-Masih-a jep fuqi
I kthehemi përsëri dikujt nga kohët e lashta të Lindjes për të cilin thuhet se… “iu largua [i ktheu shpinën] së ligës”. Jobi 1:1 (Tevrati). Si mundi ta bënte ai këtë? Si mund t’i largohet dikush të ligës? A ka njeriu fuqi në vetvete për ta bërë këtë gjë? A mundet që njeriu vetëm me forcat e veta të luftojë në mënyrë të efektshme kundër Iblisit (Satanit)? Në Tevrat thuhet: Jeremia 17:5: “Kështu thotë ZOTI; I mallkuar qoftë njeriu që ka besim te njeriu dhe e bën mishin krahun [forcën] e tij dhe zemra e të cilit largohet nga ZOTI.”
Te njeriu ka vetëm humbje. Nuk ka shpresë po të besojmë te vetja ose te një njeri tjetër që të na nxjerrë nga gjendja jonë mëkatare. Ne mund të kemi shpresë vetëm po t’i drejtohemi Allahut dhe Atij i cili u dërgua nga lart si ndihmësi ynë, Isa al-Masih-së!
(Inxhili) Gjoni 1:12: “Por të gjithë atyre që e pranuan atë [Isa al-Masih-në], ai u dha fuqinë për t’u bërë bij të Perëndisë, edhe atyre që besojnë në emrin e tij:” A nuk është fuqia ajo që duam të gjithë ne? Fuqi mbi jetën tonë mëkatare! Fuqi për të bërë atë që është e drejtë! Më dëgjo mik i dashur i Allahut. Është nëpërmjet Isa al-Masih-së që ne e marrim këtë fuqi nga Allahu.
(Inxhili) 1 Gjoni 1:9: “Po t’i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na i falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi.”

“Dhe, o njerëzit e mi! Kërkojini falje Zotit tuaj dhe shkoni tek Ai (me pendim). Ai do t’ju dërgojë qiejt nga ku do të rrjedhë shi i pamasë dhe do t’i shtojë forcë forcës tuaj prandaj mos u ktheni në mëkat!” Sura 11:52 Hud

Allahu të dhëntë paqen e Tij të përjetshme ndërsa përpiqesh t’i largohesh së ligës.

Marrë nga DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913
Për një kopje falas të Tevratit dhe Inxhilit shkoni te:
www.e-sword.org

Për më tepër informacion: www.salahallah.com
“Largoju (shmangju) gjithë mëkatit…”

Sura 6:120
Al-Anaam

Seria nr. 09

PDF Download:

08. Libri i Allahut (Allah’s book)

Share this

Libri i Allahut
BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM
A është Bibla Fjala e Allahut?

A mund të kemi besim te Bibla? A është ajo Fjala nga Allahu? Këto janë pyetje që shpesh na bëhen sot nga shumë njerëz. Muslimanët kudo në botë po e bëjnë këtë pyetje të rëndësishme. Nga mund ta dimë ne? A është dërguar vërtet Shkrimi i Shenjtë i Biblës nga Allahu?
Përpara se të gjejmë përgjigjet, e ftoj lexuesin që t’i bëjë një lutje (du’a) Allahut, sepse Allahu di gjithçka. Ai do t’i përgjigjet pyetjes që po bëjnë me sinqeritet njerëzit kërkimtarë kudo në botë! Allahu i përgjigjet gjithmonë pyetjeve të tilla të rëndësishme kur pyetja vjen nga një dëshirë e zellshme për të ditur të vërtetën.
Nganjëherë ne mund ta gjejmë përgjigjen e një pyetjeje duke bërë një pyetje tjetër: Si i konsideron Kurani i Nderuar Librat e Shenjtë të Shkrimit të Shenjtë të Biblës? Çfarë thotë ai për “Tevratin” dhe “Inxhilin” [Shkrimin e Shenjtë të Biblës]? E ftojmë lexuesin që të hapë Kuranin e Nderuar dhe të gjejë pjesët e mëposhtme:
“Dhe mbani mend se ne i dhamë Moisiut Shkrimin e Shenjtë dhe kriterin (midis të drejtës dhe të gabuarës). Juve ju është dhënë mundësia që të udhëzoheni siç duhet.”
Sura 2:53 Al-Bakara

“Është Ai që të dërgoi ty nga lart (hap pas hapi), në të vërtetë, Librin, duke konfirmuar atë që ishte përpara tij dhe Ai dërgoi nga lart përpara kësaj Ligjin (e Moisiut) [Tevratin] dhe Ungjillin e (Jezusit) [Inxhilin] si udhëzues për njerëzimin dhe ai dërgoi nga lart kriterin (e gjykimit midis të drejtës dhe të gabuarës).”
Sura 3:3 Aal-E-Imran
Kurani i Nderuar përmend vetëm një ‘kriter’ për gjykimin dhe ai është Shkrimi i Shenjtë, Tevrati. Në Tevrat ne gjejmë bazën e gjykimit të quajtur Dhjetë Urdhëresat. Ky është themeli i qeverisë së parajsës. Është Ligji i Shenjtë dhe i drejtë i Allahut. Gjendet i shënuar te (Tevrati) Eksodi, kapitulli 20:1-17

“Në të kaluarën Ne i dhamë Moisiut dhe Aronit kriterin (për gjykim) [Tevrati] dhe një dritë e mesazh për ata që bëjnë atë që është e drejtë.”
Sura 21:48 Al-Anbija
Këtu Kurani i Nderuar na tregon se Tevrati është dritë dhe mesazh për ata që bëjnë atë që është e drejtë. Si mund të guxojmë të mos e marrim parasysh këtë këshillë? A nuk do të ishte një gjë e frikshme po të sugjeronim se Tevrati nuk është Fjala e Allahut? E si mund të qëndrojë dikush përpara gjykimit të madh duke pasur këto mendime?

“Në qoftë se ti vë në dyshim ato që të kemi treguar Ne, atëherë pyet ata që e kanë lexuar Librin [Librat e Shenjtë të Shkrimit të Shenjtë të Biblës] përpara teje. E vërteta të ka ardhur në të vërtetë nga Zoti yt, prandaj mos ji në asnjë mënyrë si ata që dyshojnë.”
Sura 10:94 Junus Këtu shkrimi i Shenjtë i Biblës quhet “E vërteta”!
Në këtë paragraf, Kurani i Nderuar po i kërkon profetit të shkretëtirës që të “pyesë” ata që kanë lexuar Librin (Shkrimin e Shenjtë të Biblës) përpara teje. Pse Kurani i Nderuar, i cili ka ardhur nga Allahu siç na tregon tradita, e drejton vëmendjen tonë tek ata që e respektojnë Biblën?

“Ne ishim ata që i treguam ligjin (Moisiut). Në të kishte udhëzim dhe dritë. Sipas standardeve të tij janë gjykuar çifutët, nëpërmjet profetëve që iu përulën (ashtu si në Islam) vullnetit të Allahut, nëpërmjet rabinëve dhe doktorëve të ligjit. Sepse atyre iu besua mbrojtja e librit të Allahut dhe ata ishin dëshmitarë të tij. Prandaj mos kini frikë nga njerëzit, por më kini frikë mua dhe mos i shisni shenjat e mia për një çmim të ulët. Ata që nuk arrijnë të gjykojnë nëpërmjet (dritës së) asaj që na ka shfaqur Allahu, janë (më keq se) jobesimtarët.” Sura 5:44 Al-Maeda

Këto janë vetëm disa nga ajetet e shumta që gjenden në Kuranin e Nderuar të cilat dëshmojnë se Tevrati dhe Inxhili u dërguan nga lart prej Allahut dhe janë për të gjithë njerëzit (njerëzimin). Këtu në këtë ajet që sapo lexuam, Tevrati quhet “Libri i Allahut”.
Të gjithë profetët që erdhën më vonë udhëhiqeshin nga po të njëjtat ligje që ishin dhënë nga profetët e mëparshëm.
“Dhe shpirtrat e profetëve u nënshtrohen profetëve.” 1 Korintasve 14:32
Perëndia ka përdorur një mjet komunikimi me njeriun nëpërmjet dhuntisë profetike që iu dha profetëve të vjetër.
“…Tani atij që mund t’ju forcojë nëpërmjet ungjillit tim dhe deklarimit të Jezu Krishtit sipas zbulesës së misterit të fshehur që prej kohësh, por tani është shfaqur dhe bërë e ditur me anë të shkrimeve profetike sipas urdhrit të Perëndisë së përjetshme, me qëllim që të gjitha kombet të mund t’i besojnë dhe binden atijl– Romakëve 16:25-26

“Të dashur… mbani mend fjalët që janë thënë më parë nga profetët e shenjtë …” 2 Pjetër 3:1-2

Disa mund të nxitojnë duke u përgjigjur dhe argumentuar se Bibla është ndryshuar ose korruptuar dhe se asaj nuk mund t’i besojmë më. Në lidhje me këtë ne bëjmë një pyetje të thjeshtë. Në qoftë se Bibla u ndryshua përpara kohës së Muhamedit deri në atë pikë saqë asaj nuk mund t’i besojmë më, atëherë përse na drejton tek ajo me kaq ngulm profeti i shkretëtirës? A do ta drejtonte Allahu profetin e shkretëtirës te një libër i rremë ose i korruptuar?

Në qoftë se Shkrimi i Shenjtë i Biblës është korruptuar që në kohën e profetit të shkretëtirës, atëherë ku janë dorëshkrimet që janë të vërteta? Askush nuk ka mundur të na i tregojë dorëshkrimet e tilla sepse ato nuk ekzistojnë. I njëjti Shkrim i Shenjtë i Biblës që ekzistonte në kohën e Muhamedit është po ai që ekziston edhe sot. Mos harroni se Allahu është mjaft në gjendje që të mos i lejojë Fjalët e Tij të korruptohen me qëllim që njeriu sot të dijë vullnetin e Allahut. Përveç kësaj, e kush do të mund të merrte përsipër si detyrë gjetjen e të gjitha dorëshkrimeve të Biblës dhe t’i mblidhte ato të gjitha bashkë për t’i ndryshuar dhe falsifikuar? Mendohu mirë për këtë lexues i dashur!
Këshilla në Inxhil është e vërtetë edhe sot. (Inxhili) Luka 4:4: “Dhe Jezusi (Isa al-Masih-a) iu përgjigj atij duke thënë se njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por nga çdo fjalë e Perëndisë [Allahut]”.
Ne mund t’i besojmë Fjalës së Tij pa frikë. Unë kam një dëshmi personale për atë që ka bërë Fjala e Allahut, Bibla për mua. Studimi i këtij Libri të ndryshon jetën. Në faqet e Biblës ka një fuqi, një energji e cila i jepet atyre që kalojnë kohë duke u njohur me përmbajtjen e tij. Ndryshimet janë shumë të dukshme. Ai i cili i përkushtohet Fjalëve të Allahut do të shikojë se do të ketë shije të reja, mendime të reja, ndjenja të reja dhe motive të reja që e drejtojnë jetën e tij. E gjitha kjo ndodh kur i nënshtrohesh Allahut dhe Fjalës së Tij të dërguar nga lart.
(Inxhili) Gjoni 6:63: “Është fryma ajo që jep jetë; mishi nuk vlen asgjë; fjalët që po ju them, ato janë frymë dhe ato janë jetë.” Isa al-Masih-a tha mjaft qartë se fjalët janë ‘frymë’ dhe ‘jetë’.
Njerëzit e mençur të Lindjes në kohën e lashtë e panë vlerën e Fjalës së Allahut. (Tevrati) Jobit 22:22: “Prano, të lutem, ligjin nga goja e tij dhe shtjeri fjalët e tij në zemrën tënde.”
Përsëri Jobi (Ajubi), burri i mençur i kohëve të shkuara na tregon se …“as nuk jam larguar nga urdhëresa e buzëve të tij; unë i kam vlerësuar fjalët e dala nga goja e tij më shumë se ushqimi im i nevojshëm.” (Tevrati) Jobit 23:12.

Të dashur miq, nuk kemi pse të kemi frikë se Fjala e Allahut është e korruptuar. A nuk është Allahu i pafund në fuqinë e tij? A nuk mund t’i besojmë ne Atij për ta mbajtur Fjalën e Tij të pacënuar për ne sot? Është Allahu ai që e mban të gjithë natyrën, është Ai që siguron nevoja materiale për të gjithë popujt e botës. Është Allahu ai që i mban galaksitë në orbitë dhe bën që miliona yje të panumërt të rrotullohen në univers pa u përplasur me njëri-tjetrin. A nuk është një gjë mjaft e thjeshtë për të që gjithashtu të mund ta mbajë të paprekur Fjalën e Tij që ka dërguar nga lart. Në të vërtetë kjo është një gjë fare e lehtë për Allahun. Sura 35:11 Fatir

“Fjala e Zotit tënd e gjen përmbushjen e saj tek e vërteta dhe drejtësia; Askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e Tij; sepse Ai është ai që dëgjon dhe di gjithçka.”
Sura 6:115 Al-Anaam

“Dhe deklaro (ua mëso të tjerëve) atë që të është shfaqur ty nga Libri i Zotit tënd; askush nuk mund t’I ndryshojë Fjalët e Tij dhe tek askush tjetër nuk do të gjesh vend mbrojtjeje përveçse tek Ai.” Sura 18:27 Al-Kahf

Për fat të keq, shumë vetë e kanë bërë Fjalën e Allahut të paefektshme nëpërmjet traditës së trashëguar dhe pa u bazuar fare në Librat e Shenjtë. Shumë vetë dëgjojnë studiuesit që flasin të kundërtën për Tevratin dhe Inxhilin në krahasim me atë që është deklaruar në Kuranin e Nderuar. Duhet të kemi shumë kujdes që fjalët paralajmëruese të mos na drejtohen edhe ne.
(Inxhili) Marku 7:13: “Duke e bërë fjalën e Perëndisë (Allahut) të paefektshme nëpërmjet traditës tuaj…”

Këto fjalë paralajmëruese nga Isa al-Masih-a na drejtohen ne po aq sa edhe njerëzve të asaj kohe. . Le ta kemi parasysh këtë paralajmërim. Sa e tmerrshme do të jetë ajo ditë kur të zbulojmë se i kemi bërë të paefektshme Fjalët e Allahut!
Miq të dashur, tani më tepër se kurrë ka ardhur koha që t’i kushtojmë vëmendje të veçantë Fjalës që na është dërguar nga lart (Tevratit dhe Inxhilit). Çdo ditë le të na nguliten thellë në zemrat tona fjalët e tij. E ndryshoftë Allahu jetën tënde që edhe ti të mund të dëshmosh se këto janë në të vërtetë Fjalët nga Allahu. Këto fjalë do të na përgatisin që ta përballim të ardhmen pa frikë. Këto do të na përgatisin që të qëndrojmë gjatë Gjykimit!

(Inxhili) 2 Timoteut 3:16-17: “I gjithë shkrimi i shenjtë është dhënë me frymëzim nga Perëndia [Allahu] dhe është i dobishëm për doktrinë, për këshillë, për ndreqje dhe për udhëzim në drejtësi. Që njeriu i Perëndisë [Allahut] të jetë i përkryer, tërësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.”
“Bari vyshket, lulja venitet, por Fjala e Perëndisë sonë do të mbetet përgjithmonë.” Tevrati Isaia 40:8

Premtimi i Allahut është se këto fjalë do t’i qëndrojnë provës së kohës dhe mbeten përgjithmonë.

Fjala e Allahut siç është shënuar në Tevrat dhe Inxhil është ‘prova’, pavarësisht nëse ndonjë lajmëtar flet për të vërtetën ose jo.
(Tevrati) Isaia 8:20: “Përmbajuni ligjit dhe dëshmisë. Në qoftë se nuk flasin sipas kësaj fjale, është për arsye se në ta nuk dritë.”

Teksti është marrë nga DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913
Për më tepër informacion: www.salahallah.com

Libri i Allahut

Al-Maeda 44
(Sura 5:44)

Seria nr.08

PDF Download:

07. Mos e shkel …Sabatin (Transgress not in matter of the Sabbath)

Share this

BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM

Sot kemi një temë tjetër të shkëlqyer për të studiuar. A duhet që Islami ta mbajë ditën e Shabatit “Sabt” si ditë pushimi gjatë të cilës nuk bëjmë asnjë lloj pune?
Shumë besimtarë të Islamit besojnë se Dhjetë Urdhëresat të cilat u shkruajtën me “gishtin e Allahut” duhen zbatuar. Por shumë vetë nuk e kanë parasysh faktin se njëra prej këtyre “Dhjetë Urdhëresave” është harruar. Bile edhe shumica e të krishterëve të cilët deklarojnë se e ndjekin Librin (Librat e Shenjtë të Biblës) nuk e ndjekin njërën prej Urdhëresave të shkruar në Tevrat. Në fakt, shumë prej tyre i shikojnë këto ligje të shenjta për njerëzimin me urrejtje ose shpërfillje.
Së pari duam të diskutojmë se cilat janë Dhjetë Urdhëresat. A duhet të jetojmë sot sipas këtyre ligjeve? Duam që t’i shqyrtojmë më nga afër se çfarë janë në të vërtetë Dhjetë Urdhëresat. Ato janë shkruar në Tevrat te Eksodi 20 dhe Ligji i Përtërirë 5 te (Librat e Shenjtë) dhe nëpër të gjithë Inxhilin e Shkrimit të Shenjtë të Biblës. Mos harroni se Profeti i Nderuar Muhamed na ka treguar në Kuranin e Nderuar se Tevrati që iu dha Moisiut dhe Inxhili që iu dha Isa al-Masih-së (Krishtit Mesi) janë këshillë për ne. Ato janë udhëzim, dritë dhe janë kriteri i gjykimit. Shikoni:
Sura 2:53 Al-Bakara
Sura 3:3 Aal-E-Imran
Sura 21:48 Al-Aniva
Sura 10:94 Junus
Sura 5:44 Al-Maeda
Këto Sura janë vetëm disa prej shumë referencave të bëra në Kuranin e Nderuar në lidhje me Librat e Shenjtë të Shkrimit të Shenjtë të Biblës (Tevratit dhe Inxhilit).
Shembulli i Ibrahimit…
Shumë njerëz sot mendojnë se Ibrahimi i kohëve të shkuara ishte një njeri që e nderonte Allahun me gjithë zemër. Prandaj ai është bërë njëfarë shembulli që duhet ta ndjekim. Në Librat e Shenjtë (Shkrimi i Shenjtë i Biblës) tregohet sa më poshtë në lidhje me Ibrahimin dhe se si i konsideronte ai Dhjetë Urdhëresat e Allahut. Te Tevrati, Zanafilla 26:5 thuhet: “…Abrahami [Ibrahimi] iu bind zërit tim dhe e zbatoi urdhrin tim, urdhëresat e mia, statutet e mia dhe ligjet e mia.” Ky varg në Tevrat na tregon se Dhjetë Urdhëresat e Allahut u zbatuan nga Ibrahimi i cili jetoi shumë kohë para Moisiut. Kjo na tregon gjithashtu se njerëzit e kohës së lashtë e njihnin mirë po të njëjtin ligj që iu përsërit Moisiut në majat gjigande të malit Sinai. Në qoftë se Ibrahimi konsiderohet se është “Hanif” i atyre të cilët po shkojnë drejt Allahut me sinqeritet, atëherë do të ishte mirë që edhe ne të ndiqnim shembullin e Ibrahimit në zbatimin e Dhjetë Urdhëresave të Allahut. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se Ibrahimi e mbajti ditën e Shtatë të javës si ditë ‘pushimi’ për nder të Allahut.

“Gishti i Allahut”
Historia e Dhjetë Urdhëresave është shënuar në Tevrat (Eksodi 20). Kur fëmijët e Izraelit, që ishin çliruar nga represioni Egjiptian, erdhën në shkretëtirë, Moisiut (Musait) iu dha udhëzim që të ngjitej në malin Sinai. Gjatë kohës që qëndroi atje atij iu dhanë dy pllaka guri mbi të cilat qenë shkruar Dhjetë (fjalët) Urdhëresat nga gishti i Allahut. Eksodi 31:18 dhe Libri i Përtërirë 9:10.

004.154 Dhe për besëlidhjen e tyre ne ngritëm sipër tyre (lartësinë e madhe) të malit (Sinai); dhe (në një rast tjetër) thamë: “Futuni në derë me përulje”; dhe (përsëri) i urdhëruam ata: “Mos e shkelni Shabatin.” Dhe ne morëm prej tyre një besëlidhje solemne. Sura 004.154 (An-Nisa [Gratë])

A do të dërgonte Allahu një hipokrit si lajmëtar të Tijin?
Kjo është një pyetje përgjigjen e të cilës shumica prej jush e dini me siguri. Sigurisht që jo! Por duhet ta bëjmë pyetjen. Në qoftë se Profeti i Nderuar Muhamed do të thoshte: “Mos e shkel Shabatin’, a nuk do të quhej ai atëherë ‘hipokrit’ në qoftë se ai vetë nuk do ta nderonte Shabatin? Me fjalë të tjera, Profeti i Nderuar nuk do t’u kërkonte njerëzve që të zbatonin një prej ligjeve të Allahut në qoftë se ai vetë nuk do ta zbatonte po të njëjtin ligj! Për këtë arsye kemi prova të mjaftueshme se Profeti i Nderuar Muhamed duhet ta ketë zbatuar gjithashtu Urdhëresën e katërt. Kjo urdhëresë na tregon që të pushojmë Ditën e Shtatë të javës për Nder të Allahut për të na ndihmuar që të kujtojmë se Allahu e krijoi gjithçka në gjashtë ditë. Me qartësinë më të madhe është shkruar në Kuranin e Nderuar që Shabati nuk duhet shkelur. Në fakt, në surën e mëposhtme shpallet një “mallkim” nga Allahu mbi ata që ishin ‘Shkelës të Shabatit’.

004.047 O ju Njerëz të Librit! Besoni në atë që na është zbuluar (tani) duke konfirmuar atë që (tashmë) ka qenë me ju përpara se të ndryshojmë fytyrën dhe famën e disave (prej jush) sa të mos njihen dot dhe t’i kthejmë mbrapsht ata ose t’i mallkojmë ashtu siç mallkuam shkelësit e Shabatit sepse vendimi i Allahut duhet zbatuar.
Sura 004.047 (An-Nisa [Gratë])

Shembulli i Isa al-Masih-së…
Nga ai që ka qenë shumë pranë Allahut ndoshta mund të mësojmë të vërtetën në lidhje me Shabatin dhe nëse është akoma në fuqi sot! Ne kemi shembullin e Isa al-Masih-së i cili u dërgua nga lart prej Allahut dhe ishte Fjala nga Allahu. Isa al-Masih-së iu dha Inxhili. Sura 3:45 na tregon se Fjala nga Allahu erdhi nëpërmjet Isa al-Masih-së i cili mbahej i Nderuar. Nga goja e Atij që u dërgua nga lart kemi të dhënat se …Isai ditën e Shabatit dha mësim në sinagogë. (Inxhili) Mark 1:21: “Dhe ata shkuan në Kapernaum; dhe direkt në ditën e Shabatit ai [Isa al-Masih-a] hyri në sinagogë dhe dha mësim.”
Megjithatë dikush mund të argumentojë se Shabati u krijua vetëm për çifutët…por Fjala nga Allahu thotë sa më poshtë: (Inxhili) Marku 2:27: “Dhe ai i tha atyre – Shabati u krijua për njeriun dhe jo njeriu për Shabatin”.
Disa preferojnë ta thonë ose citojnë ndryshe këtë varg që të lexojë ‘çifut’ në vend të ‘njeri’. Por ja thuhet aty mjaft qartë se Isa al-Masih-a i cili u dërgua nga lart prej Allahut dhe që ishte ndër ata që ishin shumë pranë Allahut dhe i nderuar… (Sura 3:45), në të vërtetë na ka thënë se ‘Shabati u krijua për njeriun’. Ky njeri përfaqëson njerëzimin. E megjithatë sa prej besimtarëve e përmbushin këtë mesazh nga Allahu? A nuk i kushtojnë njerëzit më shumë rëndësi punëve të tyre sesa punës së Allahut dhe sidomos në ditën e Tij të Shenjtë, Ditën e Shtatë të javës (të shtunën) e cila quhet ‘Sabt’? Shumë vetë i trajtojnë Librat e Shenjtë sikur të ishin turli nga ku mund të zgjedhësh e të marrësh çfarë të duash. Zgjedh disa e i lë të tjerat. A nuk ka ndodhur kështu në botë sot? Ku është ai që e kërkon të vërtetën me ngulm? Kush janë ata midis njerëzve që i japin përparësi punëve të Allahut dhe kërkojnë me gjithë zemër që të dinë vullnetin e Tij? Në Inxhil te Luka 4:4 thuhet… “Njeriu nuk jeton vetëm me bukë por nga çdo fjalë e Perëndisë [Allahut]”. Pra nuk na është lënë neve që të zgjedhim dhe marrin.

A ndryshon Allahu?
Ne kemi dëshminë se në lartësitë e malit Sinai, Fjalët e Dhjetë Urdhëresave jo vetëm që u shkruan mbi gur nga gishti i Allahut por fjalët u folën gjithashtu nga vetë Allahu! (Tevrati) Ligji i Përtërirë 5:22: “Këto fjalë ZOTI [Allahu] i foli për të gjithë ata që ishin grumbulluar në mal [Sinai] përmes zjarrit, resë dhe errësirës së dendur me një zë të fuqishëm dhe pastaj nuk tha gjë tjetër. Dhe ai i shkroi ato në dy pllaka guri dhe m’i dha mua [Moisiut].”
Përsëri duke iu referuar të njëjtave ligje… Eksodi 20:1: “Dhe Perëndia [Allahu] i foli të gjitha këto fjalë duke thënë”…Kështu Allahu jo vetëm që i foli Fjalët por gjithashtu i shkroi Fjalët që t’i kemi të qarta. Më poshtë citojmë Fjalën nga Allahu.
Ligji i Shabatit siç është shënuar në (Tevrat) Eksodi 20:8-11: “Mbaje mend ditën e Shabatit dhe mbaje të shenjtë atë. Gjashtë ditë do të punosh dhe do të bësh gjithë punën tënde por dita e shtatë është Shabati i ZOTIT, Perëndisë tënde. Gjatë saj nuk do të bësh asnjë punë, as ti, as djali yt, as vajza jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as bagëtitë e tua dhe as i huaji që është brenda dyerve të tua. Sepse në gjashtë ditë ZOTI krijoi qiellin dhe tokën, detin dhe gjithçka që ndodhet në to dhe ditën e shtatë pushoi. Kështu ZOTI e bekoi ditën e Shabatit dhe e shenjtëroi atë.” Vini re, lexues i dashur, se Allahu e bekoi ditën dhe e shenjtëroi atë.

A i ndryshon apo ndërron Allahu Ligjet që kanë dalë nga goja e Tij? Kësaj pyetjeje i përgjigjemi thjesht me Fjalën nga Allahu…Zaburi (Psalmet 89:34): “Unë nuk do ta thyej besëlidhjen time dhe as nuk do ta ndryshoj atë që ka dalë nga goja ime. Edhe këtu:
1 i Kronikave 17:27: “Prandaj tani le të kënaqesh ti kur bekon shtëpinë e shërbëtorit tënd që të jetë përpara teje përgjithmonë sepse ti bekon, O ZOT, dhe do të jetë e bekuar përgjithmonë”. Tani e kemi ne në dorë nëse do ta ndjekim atë dhe do t’i nënshtrohemi plotësisht vullnetit të Tij apo jemi si jobesimtarët që e shpërfillin vullnetin e Allahut? U gjetshim ndër besnikët është urimi ynë për ty lexues i dashur. Mos harro se musliman është ai që i nënshtrohet Fjalës së Allahut pa ngurrim dhe a nuk futet këtu edhe Shabati?

Teksti i marrë nga DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913
Vargjet e Biblës nga versioni King James
Për më tepër informacion: www.salahallah.com

“Mos e shkel … Shabatin”

Sura 4:154
An-Nisa

Seria nr. 07

06. Ditën kur do të bjerë boria! (The day the Trumpet Sounds)

Share this

BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM

Assalamu Alaikum!

A besoni se Isa al-Masih-a do të kthehet një ditë së shpejti? Shumë besimtarë të Islamit e besojnë këtë sot. Por kur të kthehet Isa al-Masih-a, nga do ta dimë se është vërtet Ai? Si mund ta dimë se ai nuk është i rremë?

Falsifikimet e Iblisit…
Mos harroni se Iblisi [Satani] është përpjekur të falsifikojë gjithçka që ka bërë Allahu. Për shembull, në Tevrat te Zanafilla 1:1 thuhet se “në fillim Allahu (Perëndia) krijoi qiellin dhe tokën.” Kurani i Nderuar na tregon te Sura 32:4:
“Është Allahu Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe gjithçka ndodhet midis tyre në gjashtë ditë dhe qëndron fuqishëm në Fronin (e autoritetit); ju nuk keni askënd tjetër përveç Atij që t’ju mbrojë ose të ndërmjetësojë (për ju); A nuk do ta pranosh këshillën e tij atëherë?” As-Sajda 4.

E megjithatë ne vëmë re se shumë njerëz edhe në mes besimtarëve thonë se nuk është kështu; ata thonë se toka, njeriu dhe kafshët kanë ‘evoluar’ përgjatë miliona vitesh. Besimi se Allahu ka krijuar gjithçka në natyrën përreth nesh është i paimagjinueshëm për shumë njerëz. Kështu Fjala e Allahut shtyhet mënjanë nga këto përralla kënaqësisjellëse. Pra këto përralla që janë falsifikim i të vërtetës pranohen në vend të së vërtetës së Allahut. Kështu teoria e evolucionit [e të ligës] është e rreme dhe po e çon njeriun në rrugë të shtrembër. Kjo është vepër e Iblisit (Satanit).
Në Tevrat te Zanafilla 1:26 shkruhet se Allahu ka thënë… “Le ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë…” Por njerëzve sot u shtrohet përpara një falsifikim i të vërtetës. Shumë njerëz inteligjentë sot thonë se ne kemi ardhur nga majmunët vite më parë… që është përsëri gënjeshtër e Iblisit [Satanit]. Duket mjaft qartë që Iblisi [Satani] e urren Fjalën nga Allahu, Librat e Shenjtë dhe ata që janë dërguar nga Allahu. Ne mund të jemi të sigurt se Iblisi [Satani] do të përpiqet gjithashtu që të falsifikojë Ardhjen e Dytë të Isa al-Masih-së! Në këtë mënyrë ai do të mundë të mashtrojë shumë njerëz dhe t’i çojë ata në rrugë të shtrembër larg nga rruga e drejtë e Allahut. Ashtu siç ka çuar tashmë në rrugë të shtrembër shumë njerëz nëpërmjet teorisë së “evolucionit” dhe idenë e tij se njerëzimi ka ardhur nga “majmunët”, po ashtu ai do të mashtrojë të gjithë ata që i kthejnë shpinën Librave të Shenjtë të dërguar nga lart. Por Allahu me mirësinë, dhembshurinë dhe mëshirën e Tij të madhe na ka dërguar nga lart të vërtetën që më parë me qëllim që t’i njohim hilet ose mashtrimet e Iblisit [Satanit]. (Inxhili) Mateu 24:4: “Dhe Jezusi u përgjigj duke u thënë atyre – Kini kujdes që të mos ju mashtrojë askush.” Pesë herë paralajmërohemi në Inxhil që të mos mashtrohemi!

Të vërtetat e Allahut…
Librat e Shenjtë, Shkrimi i Shenjtë i Biblës, flasin shumë në lidhje me kthimin e Isa al-Masih-ë. Njerëzit e Allahut do të jenë në pritje të kthimit të Isa al-Masih-së [Krishtit Mesi]. Kjo është parashikuar te (Inxhili) Hebrenjve 9:28: “Kështu Krishti [Isa al-Masih-a] u ofrua njëherë e përgjithmonë [si shpengim] për të marrë përsipër mëkatet e shumë vetëve; dhe atyre që e kërkojnë ai do t’u shfaqet për herë të dytë…”
Por përpara kthimit të Isa al-Masih-së është e sigurt që Satani [Iblisi] do të përpiqet të falsifikojë ardhjen e Tij, me qëllim që me miliona njerëz të mendojnë se ai (Satani) është në fakt Isa al-Masih-a (Krishti Jezus), kur në fakt ai është i rremë. Njëherë një shofer taksie më dha një monedhë false dhe në rrëmujën e asaj dite nuk e kontrollova me kujdes monedhën deri vonë në mbrëmje kur isha duke u çlodhur në dhomën time të hotelit. Duke kontrolluar paratë vura re se monedha që më ishte dhënë ishte disi ndryshe. Duke e parë akoma më me kujdes zbulova se monedha ishte në të vërtetë false. Më kishin mashtruar! Megjithatë unë e kalova situatën sepse ishte një monedhë me vlerë të vogël dhe nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe për jetën time. Por për sa i përket ngjarjes së madhe të ardhjes për Herë të Dytë të Isa al-Masih-së, ne nuk guxojmë të mashtrohemi. Ne jemi paralajmëruar plotësisht në Inxhil (Ungjill) se do të shfaqen Krishtër të rremë që do të mashtrojnë shumë vetë. Allahu, në mëshirën e Tij, na ka dërguar paralajmërime që më parë me qëllim që të mos mashtrohemi.
(Inxhili) Mateu 24:5: “Sepse shumë do të vijnë në emrin tim duke thënë – Unë jam Krishti – dhe do të mashtrojnë shumë vetë.”

(Inxhili) 2 Korintasve 11:13-14: “Sepse të tillët si këta janë apostuj të rremë, punëtorë mashtrues që e transformojnë veten e tyre në apostuj të Krishtit. Dhe s’kemi pse çuditemi sepse Satani (Iblisi) vetë transformohet në engjëll drite.”

Ky krisht i rremë do të vijë për të mashtruar edhe të gjithë botën. Vini re fjalët te (Inxhili) Mateu 24:30: “Dhe pastaj do të shfaqet shenja e Birit të njeriut në qiell dhe pastaj të gjitha kombet e dheut do të vajtojnë dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.” Vini re se “të gjithë kombet e dheut do të vajtojnë”. Pse vajtojnë ata? A vajtojnë ata sepse pranuan krishtin e rremë, fals dhe tani që i vërteti shfaqet mbi re me fuqi dhe lavdi të madhe ata arrijnë të kuptojnë se kanë bërë një gabim shumë të madh? Por ja që tani është tepër vonë! Miq të dashur, nuk është akoma vonë; ne mund ta dimë të vërtetën! Ju lutem vazhdoni të lexoni më tutje.

Si do të kthehet Isa al-Masih-a?
Te Zbulesa e Isa al-Masih-së që iu dha Jahjait [Gjonit në ishullin e Patmosit] është shënuar sa më poshtë në lidhje me kthimin e vërtetë të Isa al-Masih-së [Krishtit Mesi].
(Inxhili) Zbulesa 1:7: “Shikoni, ai (Isa al-Masih-a) vjen vjen me retë dhe çdo sy do ta shohë, edhe ata që e shpuan tejpërtej dhe të gjithë fiset e dheut do të vajtojnë për shkak të tij…” Na siguron me siguri se “çdo sy do ta shohë” dhe ai do të vijë me “retë”. Përsëri na thotë se “të gjithë fiset e dheut do të vajtojnë”, ata që u mashtruan nga i rremi. Isa al-Masih-a vjen gjithashtu si “rrufeja”. Shkruhet në Inxhil…Mateu 24:27: “Sepse ashtu siç vjen rrufeja nga lindja dhe shkëlqen edhe në perëndim po ashtu do të jetë edhe ardhja e Birit të njeriut [Isa al-Masih-ë].” Ardhja e Dytë e Isait do të shikohet në mbarë botën. Nuk do të jetë sekrete diku në një vend të fshehur por do të jetë e hapur. Nuk do të jetë nevoja që të ndezësh televizorin apo të hysh në internet për ta parë këtë ngjarje. Do ta shikosh që nga pragu i shtëpisë tënde!
Një ndodhi tjetër e jashtëzakonshme e kësaj ngjarjeje do të jetë ringjallja e njerëzve nga varret. (Inxhili) 1 Thesalonikasve 4:16 na tregon… “Sepse vetë Zoti [Isa al-Masih-a] do të zbresë nga qielli me një britmë, me zërin e kryeengjëllit dhe me borinë (trumpetën) e Perëndisë [Allahut] dhe të vdekurit në Krisht do të ringjallen të parët”
Kjo ngjarje jo vetëm që do të shikohet nga çdo sy por do të dëgjohet nga çdo vesh. Vini re se kjo ardhje e Isa al-Masih-ë do të jetë me një “britmë” dhe me “zërin e kryeengjëllit” dhe me “borinë” ose trumpetën e Perëndisë. Ajo që bie më shumë në sy në këtë varg është se “të vdekurit në Krisht” do të ringjallen të parët. Kjo është ringjallja nga varret e besimtarëve të vërtetë. Ringjallje? Ringjallje për të shkuar ku? Lart në re për të qenë me Isa al-Masih-në përjetësisht.
(Inxhili) 1 Thesalonikasve 4:17: “Pastaj ne që jemi gjallë dhe që kemi mbetur do të ngjitemi bashkë me ata [ata që do të ringjallen nga varret] mbi re për ta takuar Zotin në ajër dhe kështu do të jemi gjithmonë me Zotin.” Kjo është një deklaratë shumë kritike … “për ta takuar Zotin në ajër”. Le të mos na shpëtojë kjo pikë. Isa al-Masih-a nuk vjen dhe ulet me këmbë në tokë herën e dytë siç erdhi dikur para shumë kohësh. Ai vjen që të marrë me Vete të gjithë besimtarët “në ajër”. Ky është një mision shpëtimi që nga jashtë këtij planeti i cili është korruptuar për shkak të gënjeshtrave dhe mashtrimeve të Iblisit [Satanit].

Shenjat e kthimit të Isait…
Si mund të sigurohemi që ardhja e Tij është afër? A do të ketë shenja për ne që ta dimë se ardhja e Tij është afër? Një shenjë për të cilën na tregoi Isa al-Masih-a është se do të jetë siç ishte në kohën e Noeut përpara përmbytjes dhe si në kohën e Lotit…(Inxhili) Luka 17:26-30: “Dhe ashtu siç ishte në kohën e Noes [Noas], po ashtu do të jetë edhe në kohën e Birit të njeriut. Ata hanin, pinin, martonin dhe martoheshin deri në ditën kur Noeu [Noa] u fut në arkë dhe erdhi përmbytja e i shkatërroi të gjithë. Po kështu ishte edhe në kohën e Lotit; ata hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndërtonin; Por në të njëjtën ditë që Loti u largua nga Sodomi ra shi zjarri dhe squfuri nga qielli dhe i shkatërroi të gjithë ata. Po kështu do të jetë atë ditë kur do të shfaqet Biri i njeriut [Isa al-Masih-a].”
Sa serioze ishte gjendja në ato ditë pëpara përmbytjes? (Tevrati) Zanafilla 6:5: “Dhe PERËNDIA [Allahu] pa se ligësia e njeriut ishte shumë e madhe në tokë dhe se çdo imagjinatë e mendimeve të zemrës së tij ishte vazhdimisht vetëm e ligë.”
E liga ishte e madhe, çdo imagjinatë e zemrës (mendjes) ishte vetëm e ligë vazhdimisht. A nuk përshkruan kjo edhe ditët tona sot? Prandaj mund të presim kthimin e Isa al-Masih-së që t’i japë fund kësaj ligësie, kësaj çmendurie shumë shpejt.

Sura 27.087
“Dhe atë Ditë që do të bjerë Boria – atëherë do të goditen me terror ata që janë në qiell dhe ata që janë në tokë përveç atyre (që do të bëjnë përjashtim) sipas dëshirës së Allahut dhe të gjithë do të vijnë përpara (Pranisë) së Tij si qenie të vetëdijshme për përulësinë e tyre.” 027.087 An-Naml. A do të jemi unë dhe ti gati për atë ditë? Besoja jetën tënde Atij që ka dërguar Allahu nga lart, Isa al-Masih-së si shpëtimtarin tënd personal nga mëkati.

Teksti kopjuar nga DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913
Shkrimi i Shenjtë i Biblës marrë nga versioni King James

Për më tepër informacion: www.salahallah.com

Ditën kur do të bjerë boria!

Sura 27:87
An-Naml

Seria nr.06

05. ‘që Allahu të…pastrojë gjithçka keni në zemër.’ (That Allah might purge)

Share this

Assalamu’alaikum

Çfarë ka ndodhur me zemrën e njeriut? Pse ka kaq shumë mashtrim, korrupsion dhe paligjshmëri në shoqërinë tonë sot? A s’është për shkak të sëmundjes në zemrën e njeriut? Edhe njerëzit që në dukje janë njerëz të mirë fetarë nuk përjashtohen nga këto probleme. Nga erdhi kjo sëmundje? A e bëri të korruptuar Allahu zemrën e njeriut? Apo e zgjodhën vetë njerëzit të atillë? Këto janë vetëm disa prej pyetjeve për të cilat kërkojmë përgjigje. Allahu na i jep përgjigjet po t’i drejtohemi Librave të Shenjtë që na janë dërguar nga lart. Përpara se të hapim faqet e shenjta të Librave të Shenjtë, do të ishte një gjë jashtëzakonisht e mençur që të kërkojmë këshillën e Atij (Allahut) i cili është i vetmi që mund të na japë kuptimin e saktë të tyre. Sura 3.003

“Është Ai që të dërgoi ty nga lart (hap pas hapi), në të vërtetë, Librin, duke konfirmuar atë që ishte përpara tij dhe Ai dërgoi nga lart përpara kësaj Ligjin (e Moisiut) [Tevratin] dhe Ungjillin e (Jezusit) [Inxhilin] si udhëzues për njerëzimin dhe ai dërgoi nga lart kriterin (e gjykimit midis të drejtës dhe të gabuarës).”
Al-Kur’an, 003.003 (Aal-E-Imran)
Kurani i Nderuar na tregon se Ligji (Tevrati) dhe Ungjilli (Inxhili) janë udhëzues për njerëzimin. Allahu ka dhënë dritë dhe udhëzim për atë që në Kuranin e Nderuar quhet “Libri i Allahut” [Tevrati i Shkrimit të Shenjtë të Biblës] Sura 5:44, që iu dhanë Moisiut. Megjithatë Allahu nuk u ndal këtu. Ai na dha edhe Inxhilin [Ungjillin], si udhëzues, dritë, këshillë dhe konfirmim të asaj që u dërgua më parë nëpërmjet Ligjit ose Librit të Allahut. Përgjigjet e nevojshme të këtyre pyetjeve të vështira gjenden në Librin e Allahut. Në qoftë se Fjalët që na janë dhënë në Tevrat dhe Inxhil nuk do të ishin nga Allahu, atëherë Profeti i Nderuar Muhamed nuk do të na kishte dhënë kaq shumë këshilla duke na drejtuar te këta Libra të Shenjtë. Kështu vëmë re se Profeti i Nderuar Muhamed vazhdimisht na drejton te Librat e Shenjtë të Shkrimit të Shenjtë të Biblës. [Sura. 3:3, Sura 5:44-48, Sura 21:48-49]
Si hyri sëmundja në zemrën e njeriut?
Shumë prej jush e dini historinë e Adamit, njeriut të parë të krijuar nga Allahu. E gjithë historia gjendet në Tevrat (Zanafilla 1:26-31). Allahu i krijoi Adamin dhe gruan e tij të përsosur dhe të shenjtë. Ai i vendosi ata në një kopësht të bukur, të paparë ndonjëherë. Çifti i shenjtë do të gëzonte lumturinë dhe qetësinë e parajsës. Asgjë nuk e prishte paqen e tyre. Natyra e tyre ishte e pastër, mendimet e tyre ishin të shenjta. Allahu u dha të gjitha gjërat e nevojshme në kopshtin e bukur që të ishin të lumtur. Ata mund të hanin fruta nga të gjitha pemët…përveç njërës. Vetëm një gjë e vetme iu ndalua atyre…pra atyre nuk i lejohej që të hanin nga ‘pema e njohurisë së të mirës dhe të keqes’ që qëndronte në mes të kopshtit. Tevrati (Zanafilla 2:15-17): “Por mos ha nga pema e njohjes së të mirës dhe të keqes, sepse ditën që do të hash prej saj do të vdesësh me siguri”. Kjo ishte thjesht një provë për të parë nëse mund t’i besohej njeriut. Gjithçka shkoi mbarë për çiftin e shenjtë në kopshtin e lumturisë përveç ditës kur nuk u bindën. Urdhri i Allahut për të mos ngrënë nga pema e ndaluar u shkel kur ata u dorëzuan përpara tundimeve të gjarprit. Kështu çifti i shenjtë mëkatoi kur nuk u bind. Tani mendimet e Adamit nuk ishin më natyrshëm të pastra siç kishin qenë dikur, por ishin të liga. Që nga ajo ditë e deri më sot, mëkati e ka mallkuar racën njerëzore. Meqenëse ne të gjithë jemi fëmijë të prejardhur nga Adami, ne kemi trashëguar gjithashtu natyrën e tij mëkatare. Tevrati na tregon gjendjen tonë të vërtetë. Jeremiah 17:9: “Zemra [e njeriut] është mashtruese mbi çdo gjë, dhe mjaft e ligë; kush mund ta njohë atë?”
Si vjen shërimi?
Zemrave (mendjeve) tona nuk mund t’u kihet besim. Ne nuk mund të shikojmë në vetvete duke menduar se mund t’i zgjidhim vetë problemet tona. Nuk ekziston asnjë kurë njerëzore që mund të kurojë mëkatin në zemrën e njeriut. A ka mbetur i pashpresë njeriu? Allahu me mëshirën dhe dhembshurinë e tij nuk e ka lënë njeriun në gjendje të pashpresë. Allahu ka premtuar ndihmë. A nuk janë ngushëlluese fjalët e mëposhtme?…“që Allahu të vërë në provë atë që është në kraharorin tuaj dhe të pastrojë atë që është në zemrat tuaja. Sepse Allahu i di mirë sekretet e zemrave tuaja.’Al-Kur’an, 003.154 (Aal-E-Imran) Është Allahu ai që e merr iniciativën për të ndihmuar njeriun. Megjithatë njeriu duhet ta dëshirojë këtë pastrim, këtë spastrim nga Allahu. Njeriu duhet ta kërkojë atë me të gjithë mundësinë e tij. Por si dhe nëpërmjet kujt do të arrihet spastrimi i zemrës së njeriut? Kurani i Nderuar flet për Atë që u dërgua nga lart prej Allahut. Një person i veçantë i ndodhur shumë pranë Allahut. Emri i Tij ishte Isa al-Masih. “Shikoni! – thanë engjëjt – O Mari! Allahu të jep ty një lajm të mirë të një Fjale prej Tij; emri i tij do të jetë Krishti Jezus, i biri i Marisë, i mbajtur me nder në këtë botë dhe atë të përtejmen dhe (nga shoqëria e) atyre që janë shumë pranë Allahut” 003.045 (Aal-E-Imran)
Ne kemi lexuar se Isa al-Masih-a tregoi dhembshuri ndaj njerëzve duke shëruar sëmundjet e tyre fizike. A është e mundur që Ky që u dërgua nga lart prej Allahut të mund të shërojë gjithashtu edhe sëmundjen e zemrës? A mundet që Allahu të ketë një zgjidhje edhe për këtë problem të së keqes dhe mëkatit në zemrën e njeriut? Ne lexojmë në Inxhil se të gjithë ata që erdhën tek Isa al-Masih-a për shërim të problemeve fizike dhe mendore u ndihmuan. Askush nuk u përzu. Lexojmë në Librat e Shenjtë, (Inxhili) Marku 1:41: “Dhe Jezusi (Isa al-Masih-a), i shtyrë nga dhembshuria, zgjati dorën e tij dhe e preku [dikë që kishte lebër] dhe i tha atij: ‘Dua; qofsh pastruar’.” A është e mundur që Allahu të ketë vënë gjithashtu në dispozicionin tonë kurën për sëmundjen në zemrën e njeriut nëpërmjet të njëjtit person, Isa al-Masih-së? Përsëri Inxhili na tregon te 1 Gjon 1:7: “Por në qoftë se ecim në dritë, ashtu siç është ai (Isa al-Masih-a) në dritë, kemi bashkësi njëri me tjetrin dhe gjaku i Jezu Krishtit (Isa al-Masih-së), Birit të tij, na pastron nga çdo mëkat”.
Kjo është diçka të cilën mund ta përjetojmë këtu dhe tani: spastrimin nga veset dhe veprimet e liga, bile edhe mendimet tona të korruptuara të cilat na mbajnë të shtrënguar pas të ligës. Veset tona të liga qofshin ato mendime apo veprime të liga, gënjeshtrat, pandershmëria, tradhtia bashkëshortore që të gjitha këto e shumë të tjera Allahu i di sepse ai e di se çfarë ndodhet në zemrat tona. Allahu e ka gjetur zgjidhjen dhe ka premtuar se do të na çlirojë nga sëmundja e mëkatit. Kjo është arsyeja pse Isa al-Masih-a quhet “Mesia”, “Shpëtimtari” nga mëkati. Isai jo vetëm që pagoi shpengimin për mëkatin por ky Person i dërguar nga Allahu ka premtuar gjithashtu që të na japë një zemër të re, të shërojë sëmundjen në zemrat tona mëkatare. Ne marrim ndihmë vetëm duke shkuar tek Allahu dhe tek Ai që ka dërguar Allahu nga lart. Përsëri nga Inxhili…1 Timoteu 2:5-6: “Sepse ka vetëm një Perëndi dhe një ndërmjetës (Shafi) midis Perëndisë dhe njerëzve, Krishti Jezus njeri; (Isa al-Masih-a) i cili e dha veten si shpengim për të gjithë”…
Sa i thellë është ky pastrim i zemrës?
Deri në atë pikë saqë ndikon edhe në vetë mendimet tona!
2 Korintasve 10:5 [Inxhili]: “Duke hedhur poshtë imagjinatat dhe çdo gjë të lartë që e lartëson veten mbi njohurinë e Perëndisë (Allahut) dhe duke ia nënshtruar çdo mendim dëgjesës së Krishtit [Isa al-Masih-së]…”
Përsëri në Inxhil thuhet te Veprat e Apostujve 3:26: “te ju së pari [Izraelitë] Perëndia [Allahu] mbasi e ringjalli Birin e Tij Jezusin [Isa al-Masih-në] e dërgoi atë që t’ju bekojë duke e larguar çdonjërin prej jush nga paudhësitë [mëkatet] e tij.”
Në kohën e atëhershme njerëzit nuk e donin një Shpëtimtar të tillë. Përkundrazi ata vendosën që të qëndronin në mëkat dhe të mbanin sëmundjen e zemrës mëkatare. Në fakt, ata që deklaronin këtë mesazh lirie urreheshin nga Çifutët, aq shumë saqë shumë prej tyre u futën në burg dhe bile edhe u dënuan me vdekje. E tillë ishte urrejtja kundër atyre që e pranonin Atë që kishte dërguar Allahu në këtë tokë. Në fakt, ndjekësit e Isa al-Masih-së folën me kaq guxim saqë ata deklaruan se… “nuk ka shpëtim në askënd sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që i është dhënë njerëzve me anë të të cilit të mund të shpëtohemi.” Veprat e Apostujve 4:12, Inxhili. Atëherë nga çdo pikëpamje, nuk është fare çudi që Muhamedi tha për Inxhilin…se ky ishte ‘ungjilli’ ose lajmi i mirë që u dërgua nga lart prej Allahut nëpërmjet Isa al-Masih-së. Pse e përmend Profeti i Nderuar Isa al-Masih-në në pesëmbëdhjetë Sura si dhe i referohet Isait mbi 90 herë në Kuranin e Nderuar? Sigurisht që lajmi në Inxhil është “Lajm i mirë nga Allahu” Sura 3:45
Si mund ta marrë bekimin zemra jote…
Zemra e mplakur e mëkatit nuk gjen kurë njerëzore… Mund të përpiqemi sa të duam me bëma të mira, duke u dhënë të varfërve dhe duke u lutur shpesh e gjatë… prapë se prapë të gjitha këto nuk mund ta pastrojnë jetën tonë.
Ne nuk mund ta ndryshojmë zemrën tonë njerëzore me anë të bëmave tona të mira dhe lutjeve të gjata… Vetëm Allahu ka premtuar që ta kurojë zemrën e sëmurë duke na dhënë një zemër të re…(Tevrati) Ezekieli 36:26: “Do t’ju jap një zemër të re dhe do të shtie brenda jush një shpirt të ri; dhe unë [Allahu] do të heq nga mishi juaj zemrën prej guri [të ngurtësuar dhe të korruptuar] dhe do t’ju jap një zemër prej mishi.”
Si mund ta përjetojmë këtë ‘zemër të re’? Thjesht duke ia kërkuar Allahut! Shko tek Ai në lutje private (du’a) ose kur je në xhami. Allahu është hirplotë, i mirë dhe i dhembshur me të gjithë fëmijët e njerëzimit. E megjithatë ai nuk e imponon Veten e Tij ndaj nesh. Ai ka thënë në Kuranin e Nderuar…
“Le të mos ketë asnjë shtrëngim në fe. E vërteta duket qartë nga e gabuara. Kushdo që e kundërshton të ligën dhe beson tek Allahu ka kapur çengelin më të besueshëm që nuk thyhet kurrë. Dhe Allahu dëgjon dhe di gjithçka.”
Sura 2.256 (Al-Bakara) Po në të njëjtën mënyrë, Allahu nuk e imponon Veten e Tij ndaj nesh. Atij duhet t’i bëjmë kërkesë. Njeriu vetë duhet ta marrë vendimin për ta bërë kërkesën. Njeriu duhet të zgjedhë se kush është Zoti i tij. Ose Allahu nëpërmjet Isa al-Masih-së ose Satani [Iblisi], mëkatari, që është mashtrues i madh. Të gjitha fuqitë Qiellore janë të angazhuara për të të ndihmuar në marrjen e këtij vendimi. Kërko sot! Kapu pas ‘çengelit mjaft të besueshëm’. Teksti është marrë nga DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913
Teksti nga Bibla është marrë nga versioni King James
www.salahallah.com

‘që Allahu të pastrojë zemrat tuaja.’

Sura 3:154
Aal-E-Imran


Seria nr. 05

04. Të shpenguar…me një sakrificë të madhe! (Ransomed with a Great Sacrifice)

Share this

‘Të shpenguar…me një sakrificë të madhe’!

Assalamu’alaikum
Kurani i nderuar jep një ilustrim mjaft të hollësishëm të nënshtrimit ndaj Fjalës së Allahut në jetën e Ibrahimit. Ne duhet ta konsiderojmë veten të bekuar që e dimë këtë histori.

Ibrahimi thirret…
Një nga shembujt më të mirë të nënshtrimit ndaj Fjalës së Allahut është kur Ibrahimi u thirr që ta linte vendin e tij, farefisin e tij, shtëpinë e tij dhe të shkonte në një vend të cilin do t’ia tregonte Allahu. Ibrahimi iu bind plotësisht Allahut kur i foli Allahu. Kjo gjë është shënuar te Zanafilla 12:1 (Tevrati): “Tani ZOTI i kishte thënë Ibrahimit: ‘Largohu nga vendi yt dhe nga farefisi yt dhe nga shtëpia e babait tënd dhe shko në një vend që do të ta tregoj unë’”. Vazhdon më tutje duke shënuar përgjigjen e Ibrahimit… Zanafilla 12:4: “Kështu Ibrahimi u nis ashtu siç i kishte thënë ZOTI…dhe Ibrahimi ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur u largua nga Harani.” Ibrahimi tashmë nuk ishte më djalë i ri. Ai kishte zënë vend aty dhe kishte shumë pasuri por, kur Ibrahimi dëgjoi zërin e Allahut, ai u bind pa bërë fjalë. Ibrahimit nuk iu tha se ku do të shkonte por thjesht iu tha që të mblidhte plaçkat dhe të nisej, me besim të plotë se do ta udhëhiqte Allahu. Siç e shikoni, Ibrahimi ishte i lidhur ngushtë me Allahun. Ai e dinte se rruga e Tij ishte më e mira. Edhe kur nuk e kuptonte arsyen e plotë, ai thjesht i besonte Fjalës së Allahut dhe i bindej dëshirave të Tij. Edhe për ne do të ishte mirë që t’i nënshtrohemi Allahut ashtu si Ibrahimi.

Ibrahimi thirret për të sakrifikuar…
Kurani i nderuar na tregon se Musait (Moisiut) iu dha Shkrimi i Shenjtë (Tevrati) dhe kriteri midis të drejtës dhe të gabuarës. Sura 2:53 Al-Bakara

“Dhe mos harroni se Ne i dhamë Moisiut Shkrimin e Shenjtë (Tevratin) dhe kriterin (midis të drejtës dhe të gabuarës)…” Te Zanafilla, (Tevrati), është shkruar e gjithë historia e Ibrahimit. Në kapitullin 22 të Zanafillës është shkruar ngjarja se si Ibrahimit iu bë thirrje që të sakrifikojë djalin e tij. Na tregon se si ndodhi. A është e rëndësishme kjo ngjarje? Në Surën 26:69 na tregon se ne duhet të ‘praktikojmë’ historinë e Ibrahimit. Profeti Muhamed e dinte se kjo ngjarje do të kishte shumë rëndësi për ne sepse prej saj ne nxjerrim mësim. Prandaj po përpiqemi që ta japim të gjithë ngjarjen. 026.069 Ash-Shuara

“Dhe praktikoni për ata (diçka nga) historia e Ibrahimit.” Te Zanafilla 22:2 (Tevrati) shkruhet… “dhe ai (Allahu) tha: ‘Merre tani birin tënd, birin tënd të vetëm”…dhe pastaj fjalët mjaft të dhimbshme… “të cilin e do dhe shko në vendin e Moriahve dhe ofroje atë atje si sakrificë të djegur në një nga malet që do të të tregoj unë.”
Kur Allahu i kërkoi Ibrahimit që të sakrifikojë djalin e tij, Ibrahimi u bind plotësisht. Kjo histori tregohet shkurtimisht edhe tek As-Saaffat Sura 037.102-107. Kjo nuk kishte se si të ishte një detyrë e lehtë për Ibrahimin! As që mund të përshkruhet dhimbja e thellë që ndjente zemra e tij e dhimbsur! Megjithatë Fjala ishte dhënë nga Allahu, urdhri tingëllonte i qartë në mendjen e tij dhe Ibrahimi e kishte zakon të bashkëbisedonte me Allahun. Midis tij dhe Allahut ishte krijuar një marrëdhënie e tillë që ai e dallonte zërin e Allahut kur e dëgjonte. Dhe dashuria që kishte Ibrahimi ndaj Allahut ishte e tillë që, kur Ibrahimi dëgjonte zërin e Tij, ai bindej me gjithë zemër edhe atëherë kur ai nuk e kuptonte plotësisht arsyen e vërtetë.

Ibrahimi i quajtur ‘Hanif’
Ibrahimi konsiderohet të jetë ‘Hanif’ midis atyre të cilët janë vërtet të sinqertë dhe majft të devotshëm ndaj Allahut. ‘Hanif’ janë ata të cilët janë më të pastrit në fenë e tyre ndaj Allahut. Te Zanafilla 22:3 tregohet se pse Ibrahimi konsiderohet të jetë ‘Hanif’. Pasi iu dha mesazhi Ibrahimit, aty thuhet …“dhe Ibrahimi u ngrit herët në mëngjes, i vuri samarin gomarit dhe mori me vete dy prej ndihmësave të tij dhe …djalin e tij dhe preu (çau) drurin për sakrificën e djegur dhe u ngrit e shkoi në vendin ku i kishte thënë Allahu.” Kjo bën që Ibrahimi të jetë ‘Hanif’. Kur dëgjoi zërin e Allahut, Ibrahimi u bind dhe vuri në veprim atë që iu tha. A është e vërtetë sot se ata që i binden zërit të Allahut, ata që i nënshtrohen plotësisht Atij janë gjithashtu ‘Hanif’?

Ibrahimi thirret që të shkojë në malin Moriah
Detyra që i kishte ngarkuar Allahu Ibrahimit nuk ishte gjë e vogël. Mund të përmendim se u deshën tri ditë për të udhëtuar për në vendin Moriah. Duhet të kenë qenë tri ditë të gjata dhe të dhimbshme duke ditur se ndoshta ai do të kthehej i vetëm nga vendi i sakrificës. Mendojmë me hamendje nëse Ibrahimi gjeti qetësi gjatë netëve kur të tjerët flinin. Me siguri që Ibrahimi ka debatuar çdo natë me Allahun në lutje në lidhje me këtë çështje. Vazhdojmë të lexojmë më tutje: (Tevrati) Zanafilla 22:4: “Pastaj në ditën e tretë Ibrahimi ngriti sytë lart dhe e pa vendin që nga larg. Dhe Ibrahimi u tha ndihmësave të tij: ‘Qëndroni këtu me gomarin; unë dhe djali do të shkojmë atje tutje dhe do të adhurojmë Zotin dhe do të kthehemi përsëri te ju.’”
Askush tjetër nuk duhej të ishte i pranishëm në këtë ngjarje përpara Allahut përveç babait dhe birit të tij. Kështu “Ibrahimi mori drurin për sakrificën e djegur dhe e vuri atë mbi …birin e tij; dhe mori zjarrin në dorë dhe një thikë; dhe shkuan të dy bashkë.” Vargu 6. Pas pak djali i Ibrahimit foli duke thënë…“ati im…shiko zjarrin dhe drutë. Po qengji për sakrificën e djegur ku është? Dhe Ibrahimi tha: ‘Biri im, Perëndia (Allahu) vetë do ta gjejë qengjin për sakrificën e djegur’. Dhe kështu ata u nisën së bashku.”
Ata arritën në vend, e ngritën altarin, i vendosën drutë mbi altar dhe pastaj djalit të Ibrahimit iu bë e ditur se do të ishte ai sakrifica. Djali i tij iu nënshtrua asaj që Allahu i kishte kërkuar Ibrahimit dhe u vendos mbi altar. Ky ishte biri i dashur i Ibrahimit i pleqërisë. Pastaj kur Ibrahimi ngriti dorën me të cilën mbante thikën…dora iu ndal në vend…
Në momentin që Ibrahimi po bëhej gati të therte djalin e tij, u dëgjua një zë… ‘Ibrahim, Ibrahim,’ Ai u përgjigj “Ja ku jam”. Zanafilla 22:11. Vazhdon në vargjet 12-13. “dhe Ai (Allahu) tha: ‘Mos vër dorë mbi djalin e mos i bëj asgjë atij sepse unë tani e di që ti e ke frikë Perëndinë (Allahun), sepse e shikoj që nuk e ke kursyer për mua birin tënd, birin tënd të vetëm’…dhe Ibrahimi ngriti sytë lart dhe shikoi dhe ja aty mbrapa tij pa një dash brirët e të cilit kishin ngecur në shkurre. Dhe Ibrahimi shkoi dhe e mori dashin dhe e ofroi si sakrificë të djegur në vend të birit të tij.”

I biri i Ibrahimit shpengohet
Si u shpengua i biri i Ibrahimit? Kurani i nderuar thotë se ai u shpengua me një sakrificë vendimtare ose të madhe! Sura 37:107

“Dhe Ne e shpenguam atë me një sakrificë vendimtare…” Lind pyetja: “Dashi që kishte ngecur në shkurre, a ishte në të vërtetë një ‘sakrificë vendimtare ose e madhe?” Apo fshihet diçka tjetër pas kësaj historie? A ka mundësi që dashi i ngecur në shkurre i ofruar nga Allahu të na drejtojë drejt “Sakrificës së Madhe”? A mos përfaqëson kjo Atë të cilin do të dërgonte Allahu për të qenë oferta e mëkatit për të gjithë botën? Në një farë mënyre biri i Ibrahimit përfaqësonte të gjithë njerëzimin. Ne të gjithë duhet të vdesim përjetësisht si rezultat i mëkatit por ne mund të jetojmë për shkak të qengjit-dash, shpengesës të ofruar nga Allahu që u sakrifikua në vendin tonë. Emri i Tij ishte Isa al-Masih, Krishti Jezus, i dërguar nga Allahu për të qenë shpërblesa në emër të njerëzimit. Njeriu kishte rënë në mëkat e megjithatë Allahu do të ofronte një zgjidhje. Raca mëkatare u desh që të shpengohej me një sakrificë madhështore të Atij që ishte dërguar nga Allahu.

Ibrahimi i quajtur i bekuar nga Allahu
Për arsye se Ibrahimi iu bind zërit të Allahut në këtë rast, shkrimi te Zanafilla 22:17-18 (Tevrati) e quan Ibrahimin të bekuar nga Allahu. Nuk do të bekohej vetëm Ibrahimi, por gjithashtu edhe fara (pasardhësit) e Ibrahimit bile të gjithë kombet e botës. “Unë (Allahu) do të të bekoj ty…Unë do ta shumëfishoj farën tënde sa yjet në qiell dhe sa rëra që është buzë detit…dhe me anë të farës tënde do të bekohen të gjithë kombet e botës sepse ti i je bindur zërit tim.”
Zanafilla 26:5 na tregon përsëri se pse është bekuar Ibrahimi nga Allahu… “Sepse Ibrahimi iu bind zërit tim dhe zbatoi komandën time, urdhëresat e mia, statutet e mia dhe ligjet e mia.” Disa kundërshtojnë duke thënë se Dhjetë Urdhëresat nuk u dhanë deri në kohën e Moisiut në Sinai, shumë kohë pas Ibrahimit por shkrimi këtu te Zanafilla e vërteton njëherë e mirë faktin se edhe vetë Ibrahimi iu bind Dhjetë Urdhëresave të Allahut sepse aty është shënuar që Ibrahimi i zbatonte urdhëresat e Allahut.
Në qoftë se dëshirojmë që të kemi bekimin e Allahut, edhe ne duhet të jemi të gatshëm që t’i bindemi fjalës së Allahut dhe Urdhëresave të Tij në të njëjtën mënyrë që u bind Ibrahimi. Është mëse e sigurt që edhe ne do të bekohemi nga Allahu.

Të gjitha vargjet në Shkrimin e Shenjtë të Testamentit të Vjetër (Tevratit) të cilat flasin për sakrifikimin e kafshëve kishin si qëllim që t’i bënin njerëzit që të shikonin drejt ‘Sakrificës së Madhe’, ‘Sakrificës vendimtare’ që do të dërgohej nga Allahu. “Eid Mubarak” (Sakrifica vendimtare), na çon drejt Isa al-Masih-së i cili do të ishte “sakrifica vendimtare për mëkatet e të gjithë botës”. Megjithatë kur Isa al-Masih-a erdhi më së fundi, shumë pak persona e kuptuan misionin e Tij. Shumë pak persona e kuptuan se ky ishte në të vërtetë Mesia, Oferta për Mëkatin, Shpengimi, Shpëtimtari i Botës së rënë në mëkat.
Lind pyetja: “Pse i kërkoi Allahu Ibrahimit që të shkojë deri te Mali Moriah?” Ky ishte i njëjti Mal Moriah ku më vonë do të ndërtohej tempulli por gjithashtu vetë vendi ku shumë vite më vonë, Isa al-Masih-a do të jepte jetën e Tij si sakrificë për racën njerëzore. Ishte mbi këtë mal, në të njëjtin mal ku shekuj më parë dora e Ibrahimit qe ndalur për t’i shpëtuar jetën birit të tij por këtë herë vetë dora e Allahut nuk do të ndalej dhe Ai (Isa al-Masih-a) që ishte shumë pranë Allahut, u sakrifikua në emër të njerëzimit. Jeta e Isa al-Masih-së u dha për ne. Ngjarja e Ibrahimit me djalin e tij ishte një parapërfytyrim i asaj që do të vinte më vonë. Në kohën e Ibrahimit u gjet një shpengim, dashi në shkurre. Në Inxhil thuhet… “sepse Biri i Njeriut [Isa al-Masih-a] erdhi …për të dhënë jetën e Tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve” Mateu 20:28
Në kohët e lashta, njerëzit e mençur në Lindje e dinin se do të vinte një shpengim në emër të njerëzimit. Në Librat e Shenjtë ne lexojmë sa më poshtë: …“çliroje atë [njeriun] që të mos bjerë në gropë [shkatërrim]. Kam gjetur një shpengim.” Jobi 33:24
Shpengimi është çmimi i paguar për mëkatarin që t’i falet mëkati. “Paga për mëkatin është vdekja” dhe dikush duhej ta paguante çmimin në emër të njeriut ose përndryshe njeriun vetëm gropa [shkatërrimi] do ta priste. Shkruhet në Inxhil se Allahu ofroi një sakrificë, një shpengim…Hebrenjve 10:12 “Por ky njeri [Isa al-Masih-a] pasi ofroi një sakrificë përgjithmonë për mëkatet, u ul në krahun e djathtë të Perëndisë [Allahut]”
1 Gjon 2:2 “Dhe Ai (Isa al-Masih-a) është pajtuesi [ndërmjetësi] për mëkatet tona dhe jo vetëm për tonat por edhe për mëkatet e gjithë botës.”
I dashur mik i Allahut, a do ta pranosh këtë sakrificë, këtë shpengim nga Allahu në emrin tënd? Për ty mik i dashur, Allahu dha Isa al-Masih-në, Mesinë si “Sakrificë vendimtare”. Na është dhënë mua dhe ty si Shpëtimtari ynë nga mëkati. Të lutem pranoje këtë ofertë bujare sot!

Teksti nga Kurani është kopjuar nga DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913
Shkrimi i Shenjtë/teksti i Biblës është marrë nga versioni King James Version.
www.salahallah.com

‘Të shpenguar …me një sakrificë të madhe’

As-Saaffat 107
(Sura 37:107)

Seria nr. 04

03. Lajm i gëzuar nga Allahu! (Glad Tidings)

Share this

‘Lajm i gëzuar nga Allahu’!

BISMILA-HIR RAHMA-NIR RAHIM

Assalamu’alaikum

Në të vërtetë  edhe vetëm një fjalë nga Allahu do të ishte lajm i gëzuar!  Njerëzit duhet të jenë shumë mirënjohës kur marrin qoftë edhe një gjë të vetme nga Allahu.  Ai është mjaft mëshirëplotë dhe i mirë që të merret me njerëzimin.  Në Kuranin e Nderuar thuhet se ai na dërgoi një “fjalë” nga Vetja e Tij dhe emri i Tij ishte Krishti Jezus. (Isa al-Masih)

Sura 3:45

“Shikoni! – thanë engjëjt – O Mari! Allahu të jep lajm të mirë të një Fjale prej Tij. Emri i tij do të jetë Krishti Jezus, i biri i Marisë, i nderuar në këtë botë dhe atë të mëtejshmen dhe (në shoqërinë e) atyre që janë më afër Allahut.”

Me të vërtetë që  ky është “një lajm i gëzuar”.  Vetëm fakti që Allahu i madh, krijuesi i universit, do të ulej për të komunikuar me njeriun mëkatar është një mrekulli e madhe!  Kjo gjë mund të jetë vetëm nga dashuria e thellë dhe mëshira e pafundme që ka Ai për secilin nga ne!

Allahu është kaq i shqetësuar për ne saqë në mëshirën e Tij, Ai vendosi të dërgojë dikë që është i nderuar dhe që ndodhet pranë Tij. Sura 3:45.  Me siguri që Kurani i Nderuar nuk mund të gabojë.

Sura 5:46 na tregon se Jezusi (Isa al-Masih-a) u dërgua nga Allahu për të konfirmuar Ligjin dhe Ungjillin (Tevratin dhe Inxhilin). Në to ka udhëzim dhe dritë.  Jo vetëm që na thotë se u konfirmua Tevrati dhe Inxhili, por thotë gjithashtu te Sura 5:48 se Shkrimi i Shenjtë (Bibla) u “ruajt”.  A po i drejtonte Muhamedi kërkuesit e të vërtetës drejt fjalës së Allahut, Shkrimit të Shenjtë të Biblës?  Te ky udhëzim dhe dritë e drejtojmë dhe ne lexuesin, ashtu siç bëri dhe ai.  Në Inxhil thuhet te Hebrenjve 1:3 se Isa al-Masih-a (Krishti Mesi) “duke qenë shkëlqimi i imazhit të personit të Tij [Allahut] dhe duke mbajtur gjithçka me fjalën e fuqisë së tij…u ul në të djathtën e Madhërisë në vendet e larta.”

Më  pranë Allahut!

Është shumë e vërtetë se Isa al-Masih-a (Krishti Mesi) pasi qëndroi këtu në tokë, u ul në krahun e djathtë të Perëndisë [Allahut] dhe është “pranë Allahut”. Sura 3:45

Meqenëse ne jemi qenie të  rëna, mëkatare dhe në gjendjen tonë mëkatare nuk mund ta shohim Allahun dhe të vazhdojmë të jetojmë, prapëseprapë  ne duhet të arrijmë të kuptojmë se si është  Allahu.  Në Inxhil, te Gjoni 1:18 thuhet se: “Askush  nuk e ka parë Perëndinë [Allahun] asnjëherë”…vetëm Krishti (Isa al-Masih-a) … ‘”i cili ndodhet në gjirin e Atit, ai e ka deklaruar atë.”  Të vdekshmit nuk mund ta shikojnë Allahun në lavdinë e Tij dhe të jetojnë, megjithatë Allahu në Mëshirën e Tij dërgoi Atë që ishte “në gjirin” e Vet dhe që është pranë Tij, si një shkëlqim imazhi të asaj që është Allahu.

Ne jemi vërtet të privilegjuar që të shikojmë se si është Allahu. Në jetën e Isa al-Masih-së ne kemi të shprehur plotësisht mirësinë dhe dhimbshurinë e dashurisë së Allahut ndaj  njerëzimit.  Vetë fjalët e Isait në Inxhil ishin…“në qoftë se më keni parë mua, keni parë Atin”. Gjoni 14:9. Tani ne mund të kemi një ide më të mirë se si është Allahu duke u bazuar në jetën e Isa al-Masih-së.

Nuk duhet të çuditemi që  vetë Kurani i Nderuar ka më shumë se 90 vargje që flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë për Isain (Krishtin Mesi). Pesëmbëdhjetë sura në Kuranin e Nderuar flasin për Të.  Muhamedi duhet ta ketë ditur sa e rëndësishme është që të kuptojmë se kush është Isa al-Masih-a (Krishti), përndryshe ai nuk do të kishte folur për Të në kaq shumë sura të Kuranit të Nderuar.  Ne duhet ta konsiderojmë veten mjaft të bekuar kur shpenzojmë kohë për t’u njohur me këtë Njeri të jashtëzakonshëm siç është shkruar për të në Inxhil (Ungjill).

Në Ungjill [Inxhil] të  Shkrimit të Shenjtë të Biblës, ne lexojmë se si Isa al-Masih-a shkonte kudo për të shëruar sëmundje të  çfarëdolloji.  Ai shëroi burra, gra dhe fëmijë. Edhe ata me lebër u shëruan plotësisht.  Shpesh sakatët u shëruan dhe të vdekurit u kthyen sërish në jetë.  Ç’gëzim të madh solli kjo gjë midis njerëzve të asaj kohe.  Duke ecur nëpër rrugët e pluhurta nga njëri fshat në tjetrin, u pa qartë dhembshuria e Isa al-Masih-së për njeriun mëkatar.  Ai erdhi që të na tregonte se si ishte Allahu.  Tek Isa al-Masih-a (Krishti Mesi) ne shikojmë një shëmbëlltyrë të Allahut që nuk ishte shfaqur kurrë më parë me kaq thellësi.

Kurani i Nderuar vazhdon të  na tregojë se prej të gjithë atyre që ndjekin Krishtin (Isa al-Masih-në), Allahu do t’i bënte ata “më superiorë se ata që e refuzojnë besimin”. Sura 3:55

Miq të dashur, a nuk është  e rëndësishme atëherë që ta studiojmë më  tutje jetën e këtij Njeriu të dërguar nga Allahu?  Në  qoftë se Muhamedi tha se ata që do ta ndjekin Isa al-Masih-në  do të bëheshin më superiorë se ata që e refuzojnë besimin, atëherë është mjaft e përshtatshme për ne që të dimë më tepër për Isain (Krishtin Jezus) si dhe të jemi pasues të Tij.

Kurani i Nderuar na tregon me siguri se ata që janë dishepuj (pasues) të Isait (Krishtit Mesi), se këta ndihmës të Allahut, do të quheshin “myslimanë”.  Sura 3:52

Ne të gjithë e dimë  se “mysliman” është ai që i dorëzohet dhe nënshtrohet Allahut.  Ky nënshtrim duhet të jetë pa ngurrim e pa rezerva nga ana jonë.  Ky nënshtrim duhet të jetë gjithashtu edhe ndaj Fjalës (Isa al-Masih-së) që na u dërgua nga Allahu.  Kujtoni Surën 3:45 e cila thotë se Allahu dërgoi “një Fjalë prej Tij. Emri i tij do të jetë Krishti Jezus”.  Sepse Allahu, i Shenjti, nuk do të kishte bërë gjithçka që ishte e nevojshme për të na dërguar Fjalën e Tij në jetën e Isa al-Masih-së po të mos ishte e rëndësishme.

Supozo sikur të ishe kaq i nderurar saqë mbreti i një vendi të dërgon një  përfaqësues të tij, dikë që punon shumë afër tij. Kur ky përfaqësues arrin dhe kërkon që të flasë me ty, çfarë do të ndodhte në qoftë se nuk do ta përfillje këtë individ?  A nuk do ta ofendonte së tepërmi mbretin kjo gjë?  Më dëgjo, o mik i dashur i Allahut, në mënyrë të ngjashme, Perëndia e Qiellit dhe tokës e ka dërguar vërtet Fjalën e Tij te ne në formën e Isa-al Masih-së (Krishtit Jezus).  Ky nuk është një person i çfarëdoshëm por Fjala (Isa al-Masih-a) që është pranë Allahut dhe vjen nga “gjiri” i Atit [Allahut].  Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë personit kaq të rëndësishëm që vjen nga gjiri i Allahut ose përndryshe edhe ne do ta ofendojmë së tepërmi Allahun.

Kur Isa-al Masih-a ishte te lumi Jordan për t’u pagëzuar si shembull për ne, Shkrimi i Shenjtë na tregon se u hapën qiejt dhe u dëgjua zëri i Perëndisë [Allahut] …(Inxhili) Mateu 17:5  “Ndërsa ai po fliste, ja një re plot dritë i mbuloi dhe nga reja u dëgjua një zë që tha: – Ky është Biri im i dashur, me të unë jam mjaft i kënaqur; dëgjojeni atë.”  Këto dy fjalët e fundit “dëgjojeni atë” janë të rëndësishme. Po aq e rëndësishme është që të dëgjojmë atë që ka dërguar Allahu nëpërmjet Isa al-Masih-së!

Ungjilli (Inxhili), për të  cilin Muhamedi na tha se u dërgua nga lart nga Allahu, Sura 3:3, përmban pjesë nga Shkrimi i Shenjtë të cilat përsërisin disa nga mendimet e njëjta të gjetura në Surën 3:45 që flasin për Isa al-Masih-në (Krishtin Mesi) si “Fjala nga Allahu”.  Vini re se çfarë thotë te Gjoni 1:1 “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perëndinë [Allahun] dhe Fjala ishte Perëndi [Allah]”.  Pastaj vazhdon të na tregojë se “Fjala u bë mish dhe qëndroi (erdhi) mes nesh” vargu 14.  Qe kjo ajo Fjalë e cila na tregoi se si është Allahu në të vërtetë.  I veshur në mish njeriu, me natyrën e Tij hyjnore të fshehur, me qëllim që ne të mund të shikonim dhe kuptonim më mirë se si është Allahu.

Ky nuk është një  bir fizik siç janë sot fëmijët e njerëzve.  Por ai u lind nga një virgjëreshë e cila nuk kishte njohur apo prekur asnjë burrë.  Mos harroni se asgjë nuk është tepër e vështirë për Allahun! Ai thjesht mund të flasë dhe ajo që Ai flet shfaqet. Lexoni përsëri Surën 3:46

Biri i Perëndisë  [Allahut]?

Ju mund ta keni dëgjuar thënien “bir i udhëve”. A ka udha bir?  Jo, sigurisht që jo, por ajo që nënkuptohet këtu është se personi që përmbush këtë përshkrim është udhëtar.  Mos u dekurajoni kur dëgjoni shprehjen “Krishti, biri i Perëndisë”. Kjo nuk do të thotë se Perëndia [Allahu] ka një bir në të njëjtën mënyrë që njerëzit bëjnë fëmijë sepse kjo nuk është e mundur.  Por i referohet Krishtit si Bir në kuptimin që tregon se sa pranë Allahut është Isai dhe se është nëpërmjet Isait (Krishtit) që karakteri i Allahut shfaqet më së miri.  Mënyra më e qartë dhe më e mirë me të cilën Allahu komunikon me njerëzimin është nëpërmjet dikujt që është si ne!  Prandaj Ai është Fjala nga Allahu… “dëgjojeni Atë”.

Shkurrja e ndezur

I dashur mik, mos mendo as për një moment se Allahu është i kufizuar dhe nuk mund ta bëjë  këtë gjë. A e mban mend historinë e Moisiut dhe shkurres që digjej dhe prapëseprapë nuk konsumohej? Na tregon se Allahu i foli Moisiut nga zjarri.  Në qoftë se Allahu mund të vijë në formën e një shkurreje të ndezur, a nuk mundet Ai që të vijë gjithashtu në formën e Njeriut duke na u shfaqur dhe duke na folur?  Sigurisht që asgjë nuk është tepër e vështirë apo e pamundur për Allahun!

Allahu të bekoftë shumë ndërsa përpiqesh që të bësh vullnetin e Tij dhe zgjedh që t’i nënshtrohesh asaj që të ka treguar Ai.  Në të vërtetë Fjala nga Allahu në Krishtin Mesi është “lajm i mirë” “dëgjojeni Atë”!

Përpara se të hapësh faqet e Librave të Shenjtë, gjithmonë kërkoji Allahut që të të mësojë kuptimin e saktë gjatë leximit.  Allahu i bekon ata që janë nxënës dhe kërkimtarë të sinqertë të drejtësisë.  Jeremiah 29:13  “Dhe ti do të më kërkosh dhe do të më gjesh mua, kur të më kërkosh me gjithë zemër”.  Ata që e kërkojnë Allahun duhet ta kërkojnë atë me gjithë zemër.

Al-Bakara 002.153

“O ju që besoni! Kërkoni ndihmë me këmbëngulje, durim e lutje sepse Allahu është me ata që këmbëngulin me durim.”

Teksti i marrë nga programi “DivineIslam’s Qur’an Viewer software v2.913”

Tekstet e Biblës marrë  nga versioni “King James”.

Për më tepër informacion ose komente lutemi kontaktoni:   http://www.salahallah.com/
‘Lajm i mirë nga Allahu’

Sura 3:45

Aal-E-Imran

Seria nr. 03

PDF Download: